Bota

Firma amerikane ‘Novavax’ përgatit vaksinën kundër Covid-19: Në maj nisin testimet

Megjithëse deri më tani në të gjithë botën nuk është aprovuar asnjë vaksinë kundër Virusit, Drejori i ‘Novavax’ Gregory Glenn, tha se planifikon të fillojë studimet klinike të fazës së parë, në mes të majit.
Featured image of article: Firma amerikane ‘Novavax’ përgatit vaksinën kundër Covid-19: Në maj nisin testimet Foto Ilustruese
Përditësuar:

AMERIKË- Kompania amerikane, ‘Novavax’, ka treguar se po zhvillon një vaksinë  për të forcuar imunitetin e njerëzve ndaj virusit, gjë që do të bëjë që numri i njerëzve të infektuarve të jetë më i vogël. Kompania është shprehur se testimet e kësaj vaksine tek njerëzit do të nisin muajin e ardhshëm.

Megjithëse deri më tani në të gjithë botën nuk është aprovuar asnjë vaksinë kundër Virusit, Drejori i ‘Novavax’ Gregory Glenn, tha se planifikon të fillojë studimet klinike të fazës së parë në mes të majit.

Ai tha se kompania në Mars  kishte marrë 4 milion dollarë nga Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, një organizatë globale që ka siguruar miliona dollarë në fonde për prodhuesit e vaksinave gjatë pandemisë. Ndërkohë që shumë kompani po merren me zbulim e vaksinën kundër Covid-19 është shtuar edhe kompania Novavax.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi:https:marketwatch

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment