
Përditësuar:
ITALI – Trazohet klima në kampin “vjollcë”. Përveç mungesës së rezultateve, kur ekipi fiorentin drejtohej nga Xhuzepe Iakini, sërish pankina e Fiorentinës ka mbetur bosh, kësaj radhe i kushtëzuar nga pandemia e koronavirusit.
Pasi ka humbur ndaj Beneventos dhe Milanit, trajneri pasardhës Xhovani Prandeli, ka rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe kësisoj, në bazë të protokolleve mjekësore të parashikuara, ai është vetë-izoluar në shtëpi, të paktën deri sas tamponi i radhës të rezultojë negativ.
Fiorentina, në ndeshjen e radhës ndaj Xhenoas, do të drejtohet nga ndihmësit e Çezare Prandelit, i cili është i detyruar ta shikojë skuadrën e tij nga ekrani i vogël i televizorit.
B.T (Dosja.al)