Aktualitet

Financimi i medieve dhe vështirësitë që vijnë nga rrudhja e tregut të reklamave (VD)

Analistë dhe ekspertë vërejnë, se në sektorin mediatik qarkullojnë mjaft interesa politike dhe para të padeklaruara.
Featured image of article: Financimi i medieve dhe vështirësitë që vijnë nga rrudhja e tregut të reklamave (VD) Mediat dhe reklama (Ilustrim)

TIRANË- Media në Shqipëri po kalon kohëra të vështira financiare pas rrudhjes së tregut të reklamave vit pas viti. E megjithatë ai vazhdon të mbijetojë.

Një studim i IREX-it nxjerr në pah, se numri i madh i mediave në një treg kaq të vogël nuk lidhet me aftësinë blerëse të lexuesve apo shikuesve, por me interesat momentale të tyre duke bërë favore në drejtime të ndryshme.

Analistë dhe ekspertë vërejnë, se në sektorin mediatik qarkullojnë mjaft interesa politike dhe para të padeklaruara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër shqetësim lidhet me kufizimin e pronësisë në media, një nen i ligjit për mediat audiovizive që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pas një përpjekje të dështuar të përfaqësuesve të shumicës qeverisëse për ta realizuar një gjë të tillë në parlament.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Shto Koment