Sport

Finalja e legjendave, Italia fiton trofeun e solidaritetit në “Air Albania Stadium”

Në turneun e zhvilluar sot nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë dhe FSHF-ja, skuadra axurre u shpall fituese duke mposhtur në finale Greqinë
Featured image of article: Finalja e legjendave, Italia fiton trofeun e solidaritetit në “Air Albania Stadium” Momente nga finalja Itali-Greqi
Përditësuar:

TIRANË- Italia ngre trofeun e Solidaritetit në “Air Albania Stadium”. Në turneun e zhvilluar sot nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë dhe FSHF-ja, skuadra axurre u shpall fituese duke mposhtur në finale Greqinë.

E drejtuar nga Gianni De Biasi (vetëm sonte, për respekt që na kualifikoi në Euro 2016), legjendat e kombëtares italiane fituan falë një autogoli të Ilia Kotsios. Në ndeshjen paraardhëse, e vlefshme si gjysmëfinale, Italia fitoi ndaj kombëtares kuqezi me penallti (koha e rregullt u mbyll 1-1).

Greqia e yjeve të vitit 2004 dhe jo vetëm mposhti në gjysmëfinale Turqinë me penalltinë e kthyer në gol nga Karagounis. Fillimisht në stadium nuk ishin shumë të pranishëm, por me kalimin e minutave u panë rreth 6 mijë vetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ‘Air Albania’ është luajtur sot turneu i bamirësisë, ku të ardhurat kanë shkuar për tërmetin e 26 nëntorit. Italia ka mundur të dalë fituese, duke fituar kundër Shqipërisë dhe Greqisë. Në fushë ishin disa nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment