Sport

Tiranës nuk i del pija e titullit, Teuta nuk mbetet “thatë” për 100 vjetorin

VIDEO
Ekipi i Martinit ja doli të fitonte 2-0 duke mposhtur një ekip që vetëm në mesjavë ngriti titullin.
Featured image of article: Tiranës nuk i del pija e titullit, Teuta nuk mbetet “thatë” për 100 vjetorin Festa e Teutës në "Air Albania"
Përditësuar:

TIRANË- Teuta dhe Tirana luajtën finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe të cilin e kërkuan për festuar 1 shekull nga krijimi i tyre.

Posteri

Ekipi i Martinit ja doli të fitonte 2-0 duke mposhtur një ekip që vetëm në mesjavë ngriti titullin. Bardheblutë zhvilluan një 90 minutësh për t’u harruar pasi u pa në fushë një skuadër ndryshe nga ajo e kampionatit.

Hoxha në minutën e 2-të kaloi në avantazh blutë ndërsa në minutën e 79-të Vila ja doli të shënonte golin e dytë.

GOLAT: Rustem Hoxha minuta e 2-të; Lorenco Vila minuta e 78-të

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

FORMACIONET

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, E. Vila. Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Sidibe, Hasani, Torasa, Kobinah, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

(E.Ç. A.B. Dosja.al)

  • 22:59

    Teuta fiton Kupën e Shqipërisë, trofeu ‘dhuratë’ për 100-vjetorin e themelimit

    Teuta ka arritur sot që të fitojë Kupën e Shqipërisë. Në një finale të luajtur kundër Tiranës, e cila pak ditë më parë u shpall kampione, “Djemtë e detit” arritën që të fitonin pastër.

    Me rezultatin 2 me 0, nga një gol për çdo pjesë, durrësakët arritën që në fund të 90 minuta vtë dilnin kampion nga “Air Albania”.

    Ky trofe shkon në Durrës në 100-vjetorin e klubit. Ekipi i Edi Martinit tashmë do ketë shansit të luajnë dhe në Europa Ligë.

  • 15:29

    Tirana-Teuta, FSHF zgjedh arbitrat për të vendosur drejtësi në finalen e Kupës

    Tirana dhe Teuta po përgatiten për finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në orën 20:00.Ndërkohë sa i përket arbitrave që pritet të vendosin drejtësi në këtë finale, FSHF ka menduar gjashtë arbitra për gjykimin e kësja përballje.

    Arbitrat

    Kryesor do të jetë Eldorjan Hamiti, arbitri i FIFA-s. Asistentë të tij janë Ridigert Çokaj dhe Rejdi Avdo. Pas portave do të pozicionohen Kridens Meta dhe Juxhin Xhaja, ndërsa gjyqtar i katërt është zgjedhur Dojando Myftari.

  • 11:42

    “Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre”, masa të rrepta policore për finalen Tirana-Teuta

    Tirana-Teuta luajnë finalen e Kupës e Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”. Tirana, në fakt, e ka nisur festën me titullin kampion, por një triumf i dyfishtë do të ishte pa dyshim ideali për të vulosur dominimin. Akoma më shumë për Teutën që me Kupën mund të sigurojë vërtet një arritje të denjë për të festuar 100-vjetorin e klubit durrsak.

    Finalja e Kupes Tirana-Teuta

    Si të gjithë takimet e tjera, kjo ndeshje do të luhet pa tifozë dhe kështu policia e Tiranës ka bërë të ditur masat që do të marrë.Policia e Tiranës së bashku me FSHF ka bërë gati një plan të rreptë masash për të shmangur të gjithë incidentet e mundshme, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

    Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Teuta – Tirana, finale e kupës së Shqipërisë8, që do zhvillohet më datë 02.08.2020, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

    Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të jenë të njëjta si në ndeshjen Tirana – Bylis, do të meren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

    Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se: Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjes. Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

    Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit, janë:Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

    Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shto Koment