Sport

Finalja e Kupës i kushton shtrenjtë Mbappe-s, zbulohet sa do të mungojë ylli francez

Ndërkohë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga ana e PSG-së sa i përket rikuperimit dhe kohës së kthimit në fushën e blertë
Featured image of article: Finalja e Kupës i kushton shtrenjtë Mbappe-s, zbulohet sa do të mungojë ylli francez Kylian Mbappe

FRANCË-Mbape është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe të parën zyrtare që PSG zhvilloi në finalen e Kupës së Francës kundër St.Etiene. Një përplasje horror që erdhi nga kundërshtari që e largoi menjëherë nga fusha e lojës, me yllin francez që doli në lot dhe përfundoi në paterica.

Ndërkohë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga ana e PSG-së sa i përket rikuperimit dhe kohës së kthimit në fushën e blertë. Kampionët e Francës njoftojnë se Mbape do të mungojë për tre javët e ardhshme.

Në një kohë që ndeshja kundër Atalantës do të zhvillohet në datën 12 gusht, konfirmohet zyrtarisht mungesa, ndërsa francezi mund të jetë i gatshëm vetëm nëse PSG kalon në gjysmëfinale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Etiketa:

Shto Koment