Sport

Finalja e Champions League: Manchester City ‘fiton’ edhe 4 mijë bileta për në stadiumin “Ataturk”

Pavarësisht ‘lockdown’-it, autoritetet në Turqi kanë dhënë pëlqimin, që finalja e Stambollit do të luhet në praninë e 25 mijë tifozëve
Featured image of article: Finalja e Champions League: Manchester City ‘fiton’ edhe 4 mijë bileta për në stadiumin “Ataturk”

ANGLI – Manchester City u bë finalisti i parë i finales së Champions League në këtë sezon, pasi eliminoi Paris SG. Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës do ta mësojë sonte  kundërshtarin, nëse do të jetë Chelsea apo Real Madrid.

Mediumet angleze raportojnë, se UEFA i ka ndarë 4 mijë bileta për tifozët e Manchester City në finalen e Stambollit. Po kaq bileta do t’i takojnë tifozëve të ekipit tjetër finalist, derisa pjesa tjetër e stadiumit “Ataturk” të Stambollit do të jetë e mbushur me tifozë turq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment