Politike

‘Filozofët grekë rrotullohen në varr’, Rama shkrin gazit socialistët: Meta ngriti absurdin si shangë

Kryeministri shtoi se ajo që bëri Meta është kërcënim për logjikën mendore të njerëzimit.

TIRANË- Rama ka komentuar me nota humori dhe ironi vendimin e Metës për anulimin e 30 qershorit, duke thënë se ka rrotulluar në varr filozofët e lashtë grek.

Më tej Kryeministri shtoi se ajo që bëri Meta është kërcënim për logjikën mendore të njerëzimit.

Por me këtë që bëri Meta ka rrotulluar filozofët grek në varr dhe absurdin e mori dhe e ngriti si shang dhe e shtyti tutje. Kjo që bëri ai nuk është kundër logjikës, por është sulm kundër logjikës mendore të njerëzimit”, shtoi më tej Rama.  

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Shto Koment