Aktualitet

Filmoi nën-drejtorin e Kadastrës, flet qytetari:Si e regjistroi Troci pronën time për dikë tjetër, jetoj me qira

  • Qytetari i futet në zyrë dhe filmon nëndrejtorin e kadastrës: Më ke shitur shtëpinë, me kë bën pazare ti? Rama shikoje këtë olikarg (Video)
  • Fatos Myslymi ka deklaruar se tashmë jeton me qira pasi nën drejtori i Kadastrës ia ka regjistruar pronën e tij për dikë tjetër.
    Featured image of article: Filmoi nën-drejtorin e Kadastrës, flet qytetari:Si e regjistroi Troci pronën time për dikë tjetër, jetoj me qira Fatos Myslymi

    Vlorë– Një kontratë sipërmarrje e pafinalizuar mes një qytetari në Vlorë dhe një firme ndërtimi është bërë shkak për nisjen e shkarkimeve të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës dhe regjistrimin e videos denoncuese që ka mbërritur deri në telefonin personal të kryeministrit Edi Rama.

    Qytetari Fatos Myslymi që ka regjistruar videon me celular, në vitin 2010 ra dakord me një firmë ndërtimi për ta zhvilluar pronën e tij në qytetin e Vlorës dhe për të ndërtuar aty një pallat duke nënshkruar edhe kontratën e sipërmarrjes. Por në vitin 2013 firma e ndërtimit jo vetëm nuk zbatoi kontratën por e la qytetarin pa marrë asnjë pjesë sipas kontratës duke e lënë të jetojë me qira për disa vite. Denoncuesi Fatos Myslymi tregon për gazetarin Enrik Mehmeti në “BalkanWeb” se përse vendosi të regjistrojë këtë video gjatë një bisede me ish-drejtorin e Hipotekës Klodian Troci, sot nëndrejtor i shkarkuar dhe se cilat ishin rrugët që drejtuesit më të lartë të qeverisë I orientuan për zgjidhje.

    Fatos Myslymi denoncon Klodian Trocin se në bashkëpunim me firmën ndërtuese i kanë shitur hyrjet duke shkelur ligjin dhe regjistruar në hipotekë në emër të një personi tjetër. Myslymi deklaron se problemet me Klodan Trocin kanë nisur që prej kohës kur ishte inxhinier i zonës për hipotekën.

    Bllokimi i pronës sipas Fatos Myslymit dhe nipit të tij Jonid Myslymi është bërë me të padrejtë nga ish-drejtori ndaj prokuroria duhet të hetojë veprimet e tij.

    Nisur nga kjo ngjarje, Policia ka qenë në zyrat e kadastrës dhe ka nisur hetimet pas akuzave të bëra publike nga ky qytetar, i cili edhe pse posedon vendime gjykate të formës së prerë, ato nuk zbatohen nga titullarët e institucioneve. Ai nuk është i vetmi dhe në raste të tjera ka pasur edhe përplasje të forta që kanë shkaktuar edhe humbje jetësh.

    Marrë nga Ballkan web

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment