Aktualitet

Fillon dimri nga Kukësi, temperaturat ulen dhe vendi përfshihet nga mjegulla, rreshjet e para të borës zbardhin Brezovicën

Këtë mëngjes zonat malore rreth Kukësit ishin të mbuluara nga mjegulla e shoqëruar nga erëra të forta
Featured image of article: Fillon dimri nga Kukësi, temperaturat ulen dhe vendi përfshihet nga mjegulla, rreshjet e para të borës zbardhin Brezovicën Foto nga Kukësi

KUKËS- Mjegulla dhe temperturat e ulta kanë përfshirë në Kukësin këtë fundjavë. Mesa duket në veri të vendit po fillon dimri pa mbaruar ende vjeshta. Këtë mëngjes zonat malore rreth Kukësit ishin të mbuluara nga mjegulla e shoqëruar nga erëra të forta.

Ndërkohë që autoritetet në Kukës janë shprehur se kanë marrë masa për të përballuar dimrin këtë vit, edhe pse do të jetë dyfish e vështirë me Covid-19 dhe gripet stinorë që e shoqërojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Brezovica

Ndërsa në vendin malor të Brezovicës në Kosovë sot janë shënuar rreshjet e para të borës. Dimri në këtë zonë është i egër dhe i shoqëruar gjithmonë me rrëshje bore, duke e bërë atë një vend turistik gjatë muajve të dimrit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment