Aktualitet

Fillimisht u rrahën dhe më pas nxorrën armët! Dalin DETAJE nga plagosja me armë zjarri në Elbasan

Burime nga vendngjarja, i thanë Dosja.al se në fillim ka pasur një sherr dhe më pas janë përdorur edhe armët, ku një person deri më tani raportohet se është i plagosur dhe ndodhet në spital.
Featured image of article: Fillimisht u rrahën dhe më pas nxorrën armët! Dalin DETAJE nga plagosja me armë zjarri në Elbasan Pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Ka qenë një sherr banal që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve të zjarrit. Të paktën ky është versioni fillestar që Dosja.al ka mundur të mësojë në lidhje me plagosjen që ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Elbasanit, në afërsi të stadiumit, në rrugën “Emin Matraxhiu”.

Burime nga vendngjarja, i thanë Dosja.al se në fillim ka pasur një sherr dhe më pas janë përdorur edhe armët, ku një person deri më tani raportohet se është i plagosur dhe ndodhet në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, vendngjarje ka shkuar Policia, ndërsa pika kontrolli janë ngritur në gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment