Diaspora

Filantropi shqiptar bën gjestin e madh, Lazim Destani dhe dy sipërmarrës i dhurojnë Kosovës 12 mijë teste koronavirusi

Kompania e filantropit shqiptar, Lazim Destani ka dhuruar 12 mijë teste koronavirusi për Kosovën, në bashkëpunim me sipërmarrës të tjerë.
Featured image of article: Filantropi shqiptar bën gjestin e madh, Lazim Destani dhe dy sipërmarrës i dhurojnë Kosovës 12 mijë teste koronavirusi Lazim Destani

KOSOVË- Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, së bashku me disa sipërmarrës të tjerë, u kanë dhuruar 12 mijë teste për koronavirusin, qeverisë kosovare. Filantropi Lazim Destani e ka ndërmarrë këtë nismë, së bashku me pronarin e agjencisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi dhe biznesmenin tjetër Nazmi Viqa, shkruan agjencia e lajmeve INA. Mësohet se 1000 prej këtyre testeve do të shkojnë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Rreth dy javë më parë, Lazim Destani me kompaninë e tij, “Ecolog International”, dhuruan kupona ushqimorë për mijëra familje në Tetovë, si dhe shpërndanë tableta për nxënësit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Gjithashtu kompania e tij, do të realizojë testimet masive të popullatës të COVID-19në Luksemburg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

2 Komente në “Filantropi shqiptar bën gjestin e madh, Lazim Destani dhe dy sipërmarrës i dhurojnë Kosovës 12 mijë teste koronavirusi

  1. Sir
    I am badrul zaman khan i won’t to do the job in Ecolog international i was worked in Ecolog as a food technician in Afghanistan Bagram camps i won’t join Ecolog again please contact me
    📲8445706201…. 9258462587…

  2. Sir
    Im a badrul zaman khan from india i i was Ecolog employer 2013 to 2016 as a food technician i won a does the job again i won’t a join again Ecolog company i have different types of workers experience with holders drivers… carpenters…plumbers etc please contact me 📲8445706201 9258462587

Shto Koment