Rajoni

‘Fiksoi’ shqiptarët me këngën “Lele-kaçurrele”, infektohet nga koronavirusi këngëtari nga Kosova. Karantinim për 14 ditë…

Yll Valla, aktualisht është tërhequr nga muzika dhe punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal, dhe pas marrjes së tamponit ka rezultuar se ka qënë i infektuar nga pandemia.
Featured image of article: ‘Fiksoi’ shqiptarët me këngën “Lele-kaçurrele”, infektohet nga koronavirusi këngëtari nga Kosova. Karantinim për 14 ditë… Yll Valla

PRISHTINË– Këngëtari i njohur nga Kosova, Yll Valla, ka rezultuar pozitiv nga pandemia e koronavirusit.

Sipas mediave vendase, Valla, aktualisht është tërhequr nga muzika dhe punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal, dhe pas marrjes së tamponit ka rezultuar se ka qënë i infektuar nga pandemia.

Për shkak të infektimit të tij, pjesa tjetër e kolegëve të tij të punës duhet gjithashtu që të vetëizolohet për 14 ditë në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kush është Yll Valla? Valla ka qënë pjesë e grupit “Aurora”, bandë muzikore e njohur për këngën “Lele kaçurrele”.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment