Aktualitet

Fije shprese mes tragjedisë së Ostrenit, 16-vjeçarja e familjes Tolaj i mbijeton helmimit nga gazi

Dosja.al mëson se Merita Tolaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Bulqizës dhe fatmirësisht ka arritur t'i mbijetojë helmimit të gazit që u mori jetën tre familjarëve të saj. 
Featured image of article: Fije shprese mes tragjedisë së Ostrenit, 16-vjeçarja e familjes Tolaj i mbijeton helmimit nga gazi Foto nga Ostreni

BULQIZË– 16-vjeçarja, anëtarja e familjes Tolaj në Ostren të Bulqizës ka dalë nga rreziku për jetën. Dosja.al mëson se Merita Tolaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Tiranës dhe fatmirësisht ka arritur t’i mbijetojë helmimit të gazit që u mori jetën tre familjarëve të saj. 

Familja Tolaj ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë së shpërthimit të bombolës së gazit që i mori jetën tre personave, nënës së identifikuar si Rajmonda Tolaj, 40 vjeç bashkë me fëmijët e saj Rudinën (19 vjeç) dhe Fatjonin (14 vjeç). 

Mësohet se ka qenë kunata e Rajmondës ajo që ka zbuluar tragjedinë në momentin kur kishte shkuar për t’i hedhur bagëtive për të ngrënë. Ajo trokiti rreth orës 11:30 në banesën e kunatës, por askush nuk u përgjigj. Pasi njoftoi edhe fqinjët, të cilët hapën me forcë derën, u përball me tragjedinë e ndodhur në banesë. Në banesë gjatë natës ndodhej vetëm Rajmonda me tre fëmijët e saj pasi bashkëshorti Ylber Tolaj ndodhej në Greqi, ku edhe punonte. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment