Showbiz

Fifi zbulon emrat e këngëtarëve që do të ftojë në dasmën e saj: Kam nja 4-5 të preferuar, dua ta kthej në koncert

Fifi nuk e sheh martesën në planet e saj të afërta, gjithsesi ajo që tani e ka të qartë se cilët do të jenë këngëtarët që do të “ndezin” atmosferën në atë ditë të madhe.
Featured image of article: Fifi zbulon emrat e këngëtarëve që do të ftojë në dasmën e saj: Kam nja 4-5 të preferuar, dua ta kthej në koncert Fifi

TIRANË- E ftuar në Kurthin e ‘Piter Pan’ përballë Alketa Vejsiut dhe vogëlushëve mbrëmjen e sotme ishte këngëtarja e njohur Fifi. Mes shumë pyetjesh “pikante” nuk kanë munguar edhe ato lidhur me jetën e saj private.

Edhe pse Fifi nuk e sheh martesën në planet e saj të afërta, gjithsesi ajo që tani e ka të qartë se cilët do të jenë këngëtarët që do të “ndezin” atmosferën në atë ditë të madhe.

Patjetër që në dasmën time do të ketë këngëtarë të ftuar, kam nja 4-5 që i kam të preferuar dhe i kam spikat që tani. 1 është Labinot Tahiri, 2 është Altin Shira, 3 Artiola Toska, 4 me shumë dashuri Remzije Osmani dhe 5 do doja shumë të ishte.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu ajo tregoi se do të ketë edhe ndërthurje me muzikën moderne dhe këtë “sektor” do ta “mbulojnë” Flori Mumajesi dhe djemtë e ThreeDoots, Era Rusi, Valon Shehu dhe Anxhela Peristeri.

Fifi u shpreh se kjo është vetëm një listë shumë e shkurtër pasi dëshiron që dasma e saj të kthehet në një koncert.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment