Sport

FIFA po mendon të vendosë kufinj financiarë, te pagat dhe transfertat…

Gjithashtu edhe UEFA, e ndikuar nga kriza e madhe financiare, është në prag të një revolucioni të madh dhe po mendon mënyra që mund të shtojnë spektaklin dhe të ardhurat në këtë industri
Featured image of article: FIFA po mendon të vendosë kufinj financiarë, te pagat dhe transfertat…

ZVICER – Së fundmi në lidhje me këtë ka folur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai shprehet se FIFA do aktivizojë limite në paga dhe vlera transferimesh. Po ashtu, ai është shprehur, se qeveria e futbollit botëror po mendon edhe për ndryshimin e formulave të kampionateve vendas.

“Do të shkojmë me siguri në aktivizimin e kufirit të pagave dhe transferimeve, por edhe një limitim për numrin e lojtarëve në ekip. Gjithashtu ideja e ndeshjeve “play-off” në ligat kombëtare europiane mund t’i bëjë këto kompeticione shumë më interesante”,- është shprehur ndër të tjera presidenti Infantino.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment