Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, p&e...
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, p&e...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
PATOS– Një 26-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi vodhi një shumë parash brenda një dyqani në Patos. Mësohet se i arrestuari është Fabion Goxhaj, i cili është dënuar më parë për vjedhje. Ndërkohë një 47-vjeçar ka goditur me thikë babain e tij në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Levan ku 47-vjeçari, Sokol Vruzhaj, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, Deli Vruzhaj, 80 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç. Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Patos, Fier
Vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes në Patos dhe u largua, por brenda një kohe të shkurtër, u identifikua dhe u vu në pranga nga Policia. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “29 Marsi”, Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje). Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË- 12 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 7 persona janë arrestuar për kultivim dhe trafikim ...
ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali. Casertanews shkruan se të arrestuarit janë njëri 24 vjeç dhe dy nga 20 vjeç të akuzu...
Vrasja e Elton Mermalit, me emrin e ndryshuar në Alban Semaku, ktheu edhe një herë sytë e grupeve hetimore nga Lushnja, e kthyer si Vlora dhe Durrësi jo vetëm n...
GREQI– 50 persona kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme konsullatën turke në qendër të Selanikut. Ata përdorën bomba molotoviv duke shkaktuar kaos në rrugën Agi...
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka zbuluar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Ata kanë proceduar personat që kishin bërë lidhje të paligjshme t...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për policët e arrestuar nga aksioni i disa ditëve më parë në Tiranë dhe Korçë. Mësohet se trupa ...
SHËNGJIN- Një konflikt mes afganëve që kanë ardhur në Shqipëri, pas marrjes në kontroll të Afganistanit nga talebanët, ka ndodhur në vendin tonë. Mësohet s...
KUKËS- Reshjet e shiut të rëna gjatë natës në zonën verilindore të vendit kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në rrugë. Një situatë e tillë ka ndodhur edh...
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Fier. Mësohet se djali, i cili dyshohet se është me probleme të shëndetit mjekësor pas një konflikti me b...
GREQI– Një aksident i rëndë ka ndodhur nëj ditë më parë në Greqi, iu ka humbur jetën një shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Kiriaki-Livadhea, n...