Sport

“Festova Kupën e Botës me gardianët në burg”, ish-presidenti i klubit të njohur tregon sekretet

Ai ka folur për momentet e para në burg si dhe tregoi disa momente kur festoi me gardianët
Featured image of article: “Festova Kupën e Botës me gardianët në burg”, ish-presidenti i klubit të njohur tregon sekretet Foto Ilustruese
Përditësuar:

GJERMANI-Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness është rikthyer edhe një herë në skenën e futbollit. Në vitin 2014 gjermani u dënua me 3 vjet burg për evazion fiskal. Ai ka folur për momentet e para në burg si dhe tregoi disa momente kur festoi me gardianët fitimin e Kupës së Botës nga Gjermania në vitin 2014.

“Ishte një kohë shumë e vështirë për mua”, tha Hënes. “Por fatmirësisht në atë periudhë nisi Botërori në Brazil. Kisha një televizor në qeli dhe aty i ndoqa të gjitha takimet. Në finalen ndaj Argjentinës isha shumë i emocionuar. Kur Gotze shënoi golin e fitores, për pak sa nuk rashë nga krevati. Ishte një moment gëzimi për të gjithë burgun.

Uli Hoeness

“Edhe gardianët festuan me ne”, kujton Hoeness. “Ishte nga të vetmet momente që kam ndier gëzim në kohën kur kreva dënimin. Futbolli është një emocion i papërshkrueshëm që të gëzon edhe në ditët më të errëta”, tha Hoeness për revistën e njohur gjermane, “Sport Bild”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment