Sport

Festoi arritjen në finale të skuadrës spanjolle, aktorja me “pullë të kuqe” merr ftesë nga klubi: Dëshiron të udhëtosh me ne për në Poloni

Spanjollët patën ecuri pozitive dhe me barazimin kundër Arsenalit në kthimin e gjysmëfinales ata lejuan që trajneri i tyre të hakëmerret ndaj klubit që e shkarkoi atë jo shumë kohë më parë.
Featured image of article: Festoi arritjen në finale të skuadrës spanjolle, aktorja me “pullë të kuqe” merr ftesë nga klubi: Dëshiron të udhëtosh me ne për në Poloni Apolonia Lapiedra

SPANJË-Kur bëhet fjalë për Europa League, Unai Emery është një garanci. Tekniku spanjoll ka fituar tre dhe prandaj nuk është për t’u habitur që Villarreal shkon në Gdansk të Polonisë për të luajtur për trofeun kundër Manchester United. Spanjollët patën ecuri pozitive dhe me barazimin kundër Arsenalit në kthimin e gjysmëfinales ata lejuan që trajneri i tyre të hakëmerret ndaj klubit që e shkarkoi atë jo shumë kohë më parë.

Një sukses që është manifestuar edhe nga aktorja me “pullë të kuqe” Apolonia Lapiedra. Në rrjetin e saj social Twitter ajo ka festuar duke përdorur edhe emrin e saj. “Do të fitoni në Poloni, falë…efektit Apolonia”. Nuk mbaron e gjitha këtu, sepse klubi spanjoll ka përdorur rrjetin e tij social. “Dëshiron të vish me ne?”

 

Ishte ftesa e Villareal. Sigurisht, është e vështirë të mendosh se Unai Emery mund të lejojë një prani kaq intriguese në udhëtimin për në Gdansk. Dhe ndoshta lojtarët e tij do të zhgënjehen. Por në fund të fundit, ai është eksperti i Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment