Bota

Festohet 74-vjetori i Festës së Republikës Italiane mes krizës së Covid-19, Presidenti Mattarella: Koha për unitet

Sot është 74-vjetori i Festës së Republikës Italiane, por ndryshe nga çdo përvjetor tjetër këtë vit vendi gjendet i "pushtuar" nga koronavirusi.
Featured image of article: Festohet 74-vjetori i Festës së Republikës Italiane mes krizës së Covid-19, Presidenti Mattarella: Koha për unitet Foto ilustruese

ITALI– Sot festohet 74-vjetori i Republikës Italiane, e cili lindi më 2 qershor të vitit 1946. Ndryshe nga çdo vit, këtë herë populli italian e feston përvjetorin e ditës që u çliruan nga fashizmi, i izoluar dhe i pushtuar nga koroanvirusi.

Më 2 qershor të vitit 1946 populli italian, u bë sovran përmes Rezistencës dhe luftës për çlirimin nga fashizmi, pasi vetëm një vit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vendi u çlirua dhe Italia mori një formë të re institucionale duke u bërë një Republikë Demokratike, me një pjesëmarrje të madhe në votime prej 89.08%, përfshirë edhe gratë.

Përveç referendumit Asambleja Themelore aso u kohe u thirr për t’i dhënë Italisë një Kushtetutë të re në 1848. Vota e italianëve bëri që Republika të mbizotërojë (12,717,923: 54.26%) mbi Monarkinë Savoy me (10,719,284: 45.74%), me një diferencë prej rreth 2 milion votash dhe rreth 9 % më shumë.

Por vota e jugorëve ishte zhgënjyese, sepse i dha Republikës vetëm 35.70%, dhe Kalabria vetëm 39.70%.

Votuesit e 57 Komunave të Kalabrisë Veri-Lindore nuk ndryshojnë nga tendenca e votave në jug të Kalabrisë, përveç 14 vendeve ku Republika fitoi: Civita (me 50.36%), Canna (me 52.51 %), Cropalati (me 53.33%), S. Marco Argentano (me 54.91%), Calopezzati (me 55.71%), Vaccarizzo Albanese (me 58.10%), Saracena (me 58.56%), Frascineto (me 60.86%), S. Demetrio Corone (me 63.25%), Bocchigliero (me 64.37%), Longobucco (me 68.48%), Lungro (me 73.70%) dhe Caloveto (me 80.26%).

Të gjitha 43 qytetet e tjera të territorit janë përfshirë në Monarki, duke shtuar edhe qendrat më të mëdha të Corigliano C. (me 50.80%), Castrovillari (me 55.70%), Rossano (me 57.70 %), Cassano allo Jonio (me 57,80%), Cariati (me 72,40%), Trebisacce (me 86,00%) etj.
Më 2 qershor 1946, përsëri nga votimi kombëtar, zgjedhësit u thirrën për të zgjedhur Asamblenë Kushtetuese, të përbërë nga 556 deputetë, të quajtur “Etërit Kushtetues” (të zgjedhur në 31 zona elektorale), duke zgjedhur komunistin Umberto Terracini dhe Presidentin Enrico De Nicola.

Pastaj, me Kushtetutën, parimet dhe vlerat pohohen, injorohen ose mohohen, siç janë sovraniteti i qytetarëve, barazia sociale dhe gjinore, barazia midis italianëve, e drejta për shëndet dhe jetë, e drejta për arsimim, angazhimi i republikës për ta pasur barazinë dhe të drejtat individuale dhe thelbësore efektive për të gjithë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithë kontributin e tyre modest në votimin republikan, gjithashtu Kalabria Jugore dhe Veri-Lindore, kanë kontribuar për të bërë historinë demokratike të Italisë, duke kundërshtuar rezistencën e liderëve të tyre më të mirë ndaj fashizmit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën me partizanë dhe ushtarë të shumtë. Nga viti 1944 deri në vitet 50 dhe 60 të shekullit të kaluar banorët e jugut të Italisë kanë shkruar faqe të paharrueshme të pjesëmarrjes politike dhe luftës në okupimin e territorit italian dhe me dinjitet duke dhënë kontributin vendimtar në ngritjen industriale të Veriut për ngritjen e ekonomisë italiane.

E ndërkohë sot, në 74-vjetorin e Republikës së Italisë, Presidenti italian Sergio Mattarella falënderoi mjekët, punonjësit e shëndetit dhe shërbimet thelbësore, të cilët shpesh duke rrezikuar jetën e tyre, bën që gjithë populli italian, shkruajnë mediat vendase. 

Më tej Presidenti italian më pas falënderoi mësuesit “për mësimin në distancë”, sipërmarrësit “që rikthejnë prodhimin në pak ditë për të furnizuar me mallrat që mungonin për sigurinë shëndetësore”, gratë dhe burrat e forcave të policisë, Mbrojtjen Civile dhe vullnetarët e shumtë që garantuan sigurinë gjatë emergjencës.

“Shumë prej nesh, ende ndiejnë kujtesën e tronditur të njerëzve, familjarëve, miqtë apo kolegët që humbën jetën për shkak të koronavirusit, shpesh pa i dhënë lamtumirën e fundit.”– është shprehur ai.

Burimi: paese24

A.C/Dosja.al

Shto Koment