Kulture

Festivali i Këngës në RTSH fton këngëtarët për pjesëmarrje në edicionin e 59-të, pavarësisht pandemisë së Covid-19

Afati i dorëzimit të materialeve është caktuar data 1 dhe 2 tetor, ku më pas një komision do të bëjë seleksionimin e tyre ku do të zgjedhjen ato që do të hynë në garë.
Featured image of article: Festivali i Këngës në RTSH fton këngëtarët për pjesëmarrje në edicionin e 59-të, pavarësisht pandemisë së Covid-19 Foto ilustruese

TIRANË–  Drejtuesit e Radiotelevizionit shqiptar (RTSH), kanë vendosur që pavarësisht situatës me pandemisë së koronavirusit, “Festivali i Këngës” do të mbahet si çdo vit në fund të dhjetorit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, RTSH ka bërë thirrje për të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59-të të Këngës. Gjithashtu krahas këtij njoftimi janë publikuar disa nga kriteret teknike për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e festivalit ku çdo fitues që nga viti 2004 përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.

Afati i dorëzimit të materialeve është caktuar data 1 dhe 2 tetor, më pas një komision do të bëjë seleksionimin e tyre ku do të zgjidhen ato që do të hynë në garë.

Përveç kritereve teknike, RTSH nuk ka treguar nëse do të pranojë kompozitor dhe tekstshkrues të huaj, siç ishte bërë vitin e kaluar, kur kompozitorët maqedonas, Darko Dimitrov dhe Lazar Zvetkovsi, fituan festivalin me këngën “Shaj” të Arilena Arës, e cila ishte pjesëmarrja e parë e krijuesve të huaj në Festivalin e RTSH-së.

Njoftimi.

POSTIMI I PLOTË:

S’e shpejti, Fest 59 Edhe pse në një kohë të pazakontë, edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, pritet të mbahet edhe këtë fund-dhjetor, si gara më e madhe muzikore që nuk u ndal asnjëherë, pavarësisht vështirësive politike, ekonomike e sociale që kaloi vendi në 90-ën apo 97-ën. Ka ende kohë për t’u njohur me kushtet e diktuara nga pandemia, mbi të cilat do të organizohet ky edicion, por RTSH-ja është në fazën e parë të Festivalit: atë të pranimit të këngëve në datat 1 dhe 2 tetor 2020.   Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59 të Këngës. Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose në postën elektronike [email protected] këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si më poshtë:

1.Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

2.Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

3.Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

4.Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.

5.Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).

6.Versioni MIDI FILE i këngës.

7.Tekstin e plotë.

8.Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.

8.Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

 Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 Tetor 2020 në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike [email protected] Mos plotesimi i njërit prej elementëve të kërkuar e s’kualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes.

A.C/Dosja.al

Shto Koment