Showbiz

Festë në shtëpinë e Arbana Osmanit, moderatorja gatuan për 30 vet, mbledh të gjithë miqtë që e ndihmuan për librin e saj të dytë(F0TO+VD)

Përmes postimeve në profilin e saj të instagramit ajo ka publikuar disa pjesë nga darka e mbrëmshme teksa duket se guzhina e saj është bërë një lëmsh i vërtetë, dhe dëgjohet të thotë se kam shumë punë, s’kam gatuar më parë për 30 vet.
Featured image of article: Festë në shtëpinë e Arbana Osmanit, moderatorja gatuan për 30 vet, mbledh të gjithë miqtë që e ndihmuan për librin e saj të dytë(F0TO+VD) Arbana Osmani

TIRANË- Prej javësh tashmë e dimë mirë që moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka punuar për librin e saj të gatimit, dhe këtë na e ka treguar përmes postimeve në Instagram.

Por duke qenë se shumë persona e kanë ndihmuar të realizojë botimin e saj të për gatimin, Arbana i kishte ftuar mbëmjen e djeshme në një darkë në ambientet e shtëpisë së saj në shenjë falenderimi. Dhe sigurisht që kuzhinierja ishte vet ajo për, duke iu servirur miqve të saj të ftuar disa nga ushqimet që ka shkruar në libër.

 

 

Përmes postimeve në profilin e saj të instagramit ajo ka publikuar disa pjesë nga darka e mbrëmshme teksa duket se guzhina e saj është bërë një lëmsh i vërtetë, dhe dëgjohet të thotë se kam shumë punë, s’kam gatuar më parë për 30 vet.

Gjithashtu edhe atmosfera e kësaj darke ishte fantastike, me drita të shumta që na kujtuan festat e fund vitit, ndërsa u vunë re edhe detajet për emrin dhe librin e saj ‘Receta për 5 minuta’.

A.C/Dosja.al

Shto Koment