Bota

Festa për gjininë e bebit në SHBA kthehet në tragjedi, një viktimë si dhe dhjetëra shtëpi të shkatërruara

Zjarri i mori jetën zjarrëfikësit 39-vjeçar, Charlie Morton si dhe plagosi dy të tjerë gjatë tentativave për shuarjen e tij.
Featured image of article: Festa për gjininë e bebit në SHBA kthehet në tragjedi, një viktimë si dhe dhjetëra shtëpi të shkatërruara Pamje nga vendngjarja
Përditësuar:

SHBA– Një çift ​​nga Kalifornia është akuzuar për 30 vepra penale, përfshirë dhe vrasjen pasi në festën e organizuar për zbulimin e gjinisë së bebit që prisnin shkaktuan një zjarr masiv.

Sipas Guardian, zjarri i shkaktuar nga një bombë tymuese që çifti vendosi të përdorte për të zbuluar gjininë e bebit të tyre, u përhap në gati 23 mijë hektarë tokë, ku shkatërroi pesë shtëpi dhe 15 ndërtesa të tjera. Zjarri i mori jetën zjarrëfikësit 39-vjeçar, Charlie Morton si dhe plagosi dy të tjerë gjatë tentativave për shuarjen e tij.

Zjarri në El Dorado shpërtheu në 5 Shtator 2020 në qarkun San Bernardino dhe u arrit të shuhej vetëm pas 23 ditësh. Ditën që çifti dyshohet se përdori një bombë tymi për të zbuluar gjininë e foshnjës së tyre që do të lindte së shpejti, temperaturat ishin përvëluese, ku arritën deri në 49C.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çifti u deklarua i pafajshëm dhe u lanë të lirë për të pritur datën e gjyqit. Megjithatë mbi ta rëndojnë 30 akuza të mbledhura nga 34 dëshmi dhe 434 prova.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment