"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Art&Argëtim
Festa e Shëngjergjit! Këngë, valle dhe degë shelgu, TRADITAT dhe ritet e ‘ardhjes’ së Verës
6 Maj 2021, 11:57Nga DOSJA
SHQIPËRI– Festa e Shëngjergjit simbolizon ardhjen e Verës! Kjo festë njihet ndryshe edhe si festa e luleve dhe festohet sipas kalendarit gregorian më 6 maj, ditë kur edhe shënohet ardhja e pranverës.
Dita e 6 majit simbolizon pritshmëritë për begati dhe mirëqenie me ringjalljen e natyrës pas stinës së dimrit dhe kjo ditë quhet ‘Hidrelez’ pasi besohet se kjo është dita kur profetët Hidir dhe Iliaz takohen mbi tokë. Para kësaj feste është traditë që të pastrohen shtëpitë, të gatuhen gjellë të ndryshme. Detaje lidhur me festën ka dhënë edhe ish-deputeti Namik Dokle, i cili kujtoi se gjatë fëmijërisë mblidhej me shokët për të mbledhur lulet e para.
Bashkë me fëmijët, nuset dhe gratë mbledhin barishtet, ndërsa djemtë presin degë shelgu dhe që herët në mëngjes zbukurojnë dyert e të dashurave. Ndërsa vajzat dalin te portat e shtëpive dhe pastaj shëtisin në livadhe e këndojnë. Në mbrëmje në një copë letër shkruhen dëshirat dhe pasi paloset letra vendoset në fund të pemës së trëndafilit dhe merret në mëngjes para lindjes së diellit. Nganjëherë dëshirat e shkruara hidhen në ujë të rrjedhshëm apo në det.
Bazuar në kalendarët kanonike ortodokse, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli. Meqë ka lindur brenda kësaj periudhe kjo është arsyeja pse heroi ynë kombëtar mori emrin Gjergj sepse lindi më 6 maj 1405.
Në vitin 2016 Turqia dhe Maqedonia aplikuan pranë UNESCO-s me dosjen që kishin përgatitur bashkë me titull “Kremtimet e pranverës: Hidrelezi”. Pas vlerësimit të bërë nga UNESCO-ja Festivali i Pranverës (Shëngjergj-Hidrelez) në vitin 2017 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Rikthimi nw ekran i ‘Sex and the City’ do tw kwnaqi tw gjithe fansat e katwr vajzave mw gazmore dhe mw me shije ndonjwherw.Sarah Jessica Parker ka njoftua...
TIRANË– Samanta Karavello ka bërë një mungesë të gjatë në rrjete sociale dhe ka vendosur ta thyejë akullin me disa pyetje që publiku ia drejton asaj. Këngë...
TIRANË – Pas Agron Llakajt, aktori i njohur Rezart Veleshnja ka shpërthyer kundër Aleks Seitaj.I ftuar në ‘Shqipëria Live’ për temën e këngëve dhe fjalëve ...
Art&Argëtim 6 Maj 2021, 06:02
Publikohet një dokument arkivore i nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet një raport informacion ...
DashiSot është një ditë tjetër interesante për ju që po përjetoni një moment pozitiv, si për sa i përket punës dhe ndjenjave.DemiKëto janë ditë të rëndësishme p...
TIRANË– Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ka akuzuar regjisorin Agron Llakaj se ka diskriminuar dhe ka quajtur homoseksu...
IRLANDË– Një incident ‘i bukur’ i ka ndodhur presidentit irlandez, Michael D. Higgins, i cili teksa po mbante një fjalim para kamerave, vëmendjen ia ka mar...
TIRANË– Kantautori Pirro Çako ka preferuar të jetë gjithmonë diskret për jetën e tij private duke e mbajtur përherë larg vëmendjes së kamerave.Aq di...