Aktualitet

Festa e Shën Valentinit për pak sa s’kthehet në tragjedi, makina del nga rruga, çifti i të fejuarve përfundon në spital

Çifti ishte i sapofejuar dhe të dy kishin dalë për të festuar ditën e Shën Valentinit por për shkak të lagështirës prej shiut të rënë, mjeti me të cilin ata po qarkullonin u përplas me një tjetër dhe doli nga rruga. 
Featured image of article: Festa e Shën Valentinit për pak sa s’kthehet në tragjedi, makina del nga rruga, çifti i të fejuarve përfundon në spital Foto ilustruese

PEQIN– Një aksident ka ndodhur në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy persona me iniciale E.B dhe F . Gj, të cilët ishin çift.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se çifti ishte i sapofejuar dhe të dy kishin dalë për të festuar ditën e Shën Valentinit por për shkak të lagështirës prej shiut të rënë, mjeti me të cilin ata po qarkullonin u përplas me një tjetër dhe doli nga rruga. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën por ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment