LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Festa e pèrgjàkùr e 31 dhjetorit, si u pùshkàtuàn pa mèshirè dy 23-vjeçarët, kishin lùftùàr kùndër “vëllezërv

6 Janar 2020, 16:12 Nga DOSJA
Festa e pèrgjàkùr e 31 dhjetorit, si u

Dhjetor 1946. Ishte muaji i festave në Durrës, qyteti ku si askund tjetër pritej me gëzim Krishtlindja, por edhe Viti i Ri. Qyteti përfshihej nga atmosfera e Krishtlindjes dhe të gjithë përgatiteshin për pritjen e festave. Familja Koçi në Durrës, po përgatitej gjithashtu, për festat e fundvitit. Ishte një ndër familjet e rëndësishme në qytet, jo vetëm sepse ishin me peshë, për shkak se kishin themeluar shoqërinë e parë tregtare atje, por edhe për shkak se burrat e kësaj familjeje shquheshin për patriotizëm. Kiço Koçi kishte qenë një ndër aktivistët më të rëndësishëm në mbrotje të interesave të Shqipërisë në momentet të vështira për fatet e vendit.

Kiço Koçi, i lindur në Labovë (të Gjirokastres), me 25.09.1889, kreu studimet në Athinë dhe në Stamboll. Në 21 janar 1920, ishte përfaqsues i Gjirokastrës në kongresin e Lushnjes, ishte përkrahës i madh i qeverisë së Fan Nolit. Në 1920, vjen në Durrës, ku vazhdon aktivitetet patriotike, duke bashkëpunuar me miqtë e tij, prej familjeve me emër në qytet. Një ndër ta ishte edhe familja e Kristo Ramës, i cili u bë edhe vjehrri i tij. Eftalia, e ëma e Xhorxhit, ishte vajza e Kristo Ramës dhe Athina Trujës, familje shume të vjetra Durrsake. Kiço Koçi dhe Eftalia ndërtuan jetën në qytetin bregdetar, ku lindën pesë fëmijët e tyre, duke vazhduar aktivitetin tregtar e politik njëkohësisht. Pesë fëmijët e Kiços dhe Eftalisë u rritën në një ambjent të kulturuar e patriotik, sepse prindrit e tyre ishin të shkolluar në universitete të perendimit. Dy prej djemve të kësaj familjeje, Xhorxhi dhe Taqi Koçi u angazhuan me lëvizjen antifashiste dhe për këtë arsye, u internuan për tre muaj nga qeveria fashiste. U bënë pjesë e lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë, por pa u përzier me idetë komuniste. Taqi Koçi ishte bashkë me shokët e tij, pjesë e bataljonit nacionalist, Besnik Çano, dhe shkojnë në Kosovë për të luftuar përkrah vëllezërve kosovar, atje ku u vra edhe një prej shokëve të tyre, Troplini. Do të ishte pikërisht ky moment, pra pjesëmarrja e Taqi Koçit në luftë përkrah vëllezërve kosovarë e kundër çetnikëve serbë, që do t’i kushtonte atij jetën.

Ishte data 17 dhjetor e vitit 1946, që do të kthehej, dita që për fat të keq, do ta ndryshonte përfundimisht jetën e familjes Koçi. Historia është rrëfyer nga Rita dhe Xhorxhi. Para se të ndaheshin nga jeta, Xhorxhi dhe Rita na kanë lënë të rrëfyer gjithë historinë e tyre të dhimbshme. Më poshtë, publikojmë një pjesëz të vogël të këtij ditari, që tregon një nga momentet më tragjike të kësaj familjeje, festën që u përgjak nga diktatura komuniste.

Pjesë nga ditari i Rita Koçit, bashkëshortes së Xhorxhi Koçit

Ishte data 17 dhjetor 1946; komunistët arrestojnë vëllain e Xhoxhit, Taq Koçi, së bashku me shokun e tij, Tom Goga. Dy djem të qeshur dhe të rinj, që sapo kishin filluar të venin në praktikë ëndrrat për jetën e tyre. Brenda dy javësh, i nxorrën përpara gjyqit ushtarak (Kinema Esperia/ më vonë Iliria, në Durrës), megjithëse ishin civil, me kryetar të trupit gjykues Gjon Banushi, dhe prokuror Josif Pogaçe, (sebepi ishte për të mos likuiduar 1.6 miljon franga, që shteti i detyrohej Kantierit Privat Goga), dënohen me akuza absurde, qëllimi i këtij gjyqi të montuar pa logjikë dhe të paturp, ishte që mbasi të dënohej pronari, t’i merrej kantieri, në mënyrë që mos t’i paguhej borxhi që shteti i kishte. Pretenca e Prokurorit qe: 15 vjet burg për Tom Goga, ndërsa, pushkatim për vëllain e Xhorxhit, Taq Koçi, të cilit, përveç se akuzave të njëjta si Tomi, i shtuan edhe se kishte luftuar në Kosovë kundra vëllezërve Jugosllavë.

Kryetari i trupit gjykues, ndër të tjera, i tha: “Kosova është e Kosovarëve, Shqipëria e Shqiptarëve”. Sipas dëshmisë së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, Ahmet Luli, gjatë një pushimi të improvizuar, Bedri Spahiu, i cili u gjend në Durrës atë ditë, urdhëron që të dy të dënohen me vdekje, duke luajtur gishtin tregues të dorës së djathtë, sikur të shkrepte një këmbëz pushke. Pesë ditë rresht, familjarët më kot, orvateshin me taku Koçi Xoxën, por nuk i priti. Omer Nishani u premtoi, por nuk e mbajti fjalën. Më në fund, Bedri Spahiu u tha : <Për “Armiqt e Popullit” nuk ka mëshirë… Por plumb ballit!>.

Brenda javës, në mesnatën e 31 Dhjetorit të 1946, kur gjithë njerëzia po gëzonte duke festuar darkën e Vitit të Ri, dy djem të ri, vetëm 23 vjeçar, nxirren barbarisht jashtë burgut, për t’u pushkatuar pikërisht në atë moment. Përpara grupit të pushkatimit, djemtë të tmerruar, vetëm thonin: “ Po çfarë kemi bërë?” “Të paktën të dimë çfarë kemi bërë?”, dhe kjo, e treguar më vonë nga një pjesëtar prezent. Por përgjigjia ishte breshëria e shkarkuar mbi trupat e tyre, duke ua marrë jetën.

Këto ishin ndjenjat makabre të komunistave, makinacionet e të cilëve nuk mbaronin, të pangopur nga kjo, do gjenin mënyrën mbas kësaj ngjarjeje, të burgosnin Xhorxhin që atë kohë, ishte pa bërë 18 vjeç. Komunistët nuk do t’ja falnin rebelimin që ai demonstroi për pushkatimin e të vëllait. Dënohet dhe burgoset, me akuzën absurde : “Agjent Amerikan”. Dhe këtu, fillon kalvari i vuajtjeve të Xhorxhit në burg”.

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur durres taqi koçi tom goga durres taqi koçi tom goga

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Janar 2020, 14:32

Aktorët më të mirë të Hollivudit në vitin 2019

TIRANË-  Shumica e këtyre aktorëve, jo të gjithë, por shumica prej tyre janë zgjedhur për portretet e tyre si artistë, njerëz që jetojnë në skenë ose ekran...

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN