Rajoni

Festa e fitores së Vuçiç pas zgjedhjeve, bëhet shkak i rritjes së infeksioneve me Covid-19 në Serbi

Përveç tyre, Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri Ana Brnabić ishin gjithashtu në festën e Progresive, si dhe zyrtarë të tjerë, të cilët nuk mbanin maska, dhe as nuk ruanin distancën fizike.
Featured image of article: Festa e fitores së Vuçiç pas zgjedhjeve, bëhet shkak i rritjes së infeksioneve me Covid-19 në Serbi Aleksandër Vuçiç

SERBI– Serbia mbajti zgjedhjet e para në Evropë në kohë pandemia  dhe hapi tubimet masive. Gjithçka dukej në rregull deri tek festa e partisë së presidentit, Alleksandar Vuçiç pas fitores ku numri i të infektuarve në vend u rrit ndjeshëm ku në vend pas festës u infektuan edhe tre zyrtarë të lartë serb.

Përveç tyre, Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri Ana Brnabić ishin gjithashtu në festën e Progresive, si dhe zyrtarë të tjerë, të cilët nuk mbanin maska, dhe as nuk ruanin distancën fizike.

Mediat e huaja kanë njoftuar se në festë nuk ka munguar atmosfera dhe përqafimet për të uruar njëri-tjetrin për fitoren dhe mediat shtojnë se shumë zyrtarë të tjerë rrezikojmë infektimin pasi asnjëri prej tyre nuk kishte marrë masa mbrojtëse.

 

Serbia ka rreth 250 raste në ditë, një ngritje nga nën 20 raste me Covid në ditë . Shtabi i Krizave në Serbi u mblodh për të vendosur masa të reja. Vendimi është fillimisht të mos lejohet asnjë lëvizje pa maska në hapësira të mbyllura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Numri më i madh të infektuarve kanë qëndruar në hapësira të mbyllura, ku ka patur një numër më të madh njerëzish. Kemi vendosur që në Beograd të jetë obligative mbajtja e maskave, jo vetëm në autobus, por në çdo hapësirë të mbyllur”.- ka njoftuar shtabi i emergjencave.

Mediat bëjnë me dije se disa qytete në Serbi janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve. Ekspertët janë duke shqyrtuar mundësinë për ndalesa të tjera. Radhët para spitaleve janë të mëdha dhe ata që kanë qenë në kontakt nuk testohen, por janë në vetëizolim.

Një pjesë e shtypit serb kanë shkruar se Serbia ka fshehur statistikat, pasi numri i të vdekurve është tre herë më shumë se 270 raste zyrtare. Numri i të infektuarve në total ka qenë mbi 14 mijë raste.

Burimi:.nspm.rs

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment