Politike

‘Ferri është bosh, djajtë janë këtu’/ Rama REAGON pas paralajmërimit të Amerikës për një marrëveshje të fshehtë: Bie dakord!

  • Ambasadorja e SHBA: Shpresoj që aludimet për një marrëveshje mos jenë të vërteta
  • Basha i kthehet ambasadores amerikane: Ndryshimet i bën parlamenti, duan ta kapin politikisht
  • Por nuk ka mbaruar aty, Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të shkrimtarit Ëilliam Shakespeare: Ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë këtu!
    Featured image of article: ‘Ferri është bosh, djajtë janë këtu’/ Rama REAGON pas paralajmërimit të Amerikës për një marrëveshje të fshehtë: Bie dakord! Yuri Kim dhe Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka koemntuar në mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për pengimin e Reformës Zgjedhore. (LEXO KËTU)

    Poshtë statusit të Kim, kreu i qeverisë Rama ka shkuar thjesht; Bie dakord! duke vendosur pranë njëri-tjetrit, flamurin amerikan, atë të BE dhe atë shqiptar.

    Por nuk ka mbaruar aty, Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të shkrimtarit William Shakespeare: Ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë këtu!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pak minuta më parë, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, është shprehur se ka dëgjuar zëra për një marrëveshje të fshehtë për të ngadalësuar Reformën në Drejtësi. Ajo paralajmëroi pa përmendur emra se shpresonte që diçka e tillë të mos ishte e vërtetë.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment