Bota

“Ferr” në Kaliforni, temperatura prek 50 gradë celsius/ Rekord historik, nuk ishte arritur që nga viti 2007

Kalifornia pret që të pësojë ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë javës, ndërsa Departamenti i Ujit dhe Energjisë u ka kërkuar njerëzve që të përpiqen që të mos i përdorin pajisjet elektrike.
Featured image of article: “Ferr” në Kaliforni, temperatura prek 50 gradë celsius/ Rekord historik, nuk ishte arritur që nga viti 2007 Foto ilustruese

SHBA– Los Angeles ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë, plot 49.5 gradë Celsius. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit rekordi ishte vendosur në vitin 2006, kur termometri kishte shënuar 48.3 Celsius.

Kalifornia pret që të pësojë ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë javës, ndërsa Departamenti i Ujit dhe Energjisë u ka kërkuar njerëzve që të përpiqen që të mos i përdorin pajisjet elektrike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si pasojë e temperaturave të larta, Kalifornia është gjithashtu duke u ndeshur me një seri zjarresh që deri më tani kanë djegur 3010 hektarë.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment