Sport

Feronikeli i Klodian Duros ndal kampionët, Gjilani i Gentian Mezanit gabon…

Dy skuadrat gjilanase, sot në fushë. Kampionët ndalen në barazim, edhe pse Feronikeli luajti nga minuta e 80-të me një lojtar më pak, ndërsa Gjilani humbet ndaj debutuesve
Featured image of article: Feronikeli i Klodian Duros ndal kampionët, Gjilani i Gentian Mezanit gabon…
Përditësuar:

KOSOVE – Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 14-të të IPKO Superligës së Kosovës. Dhe befasitë nuk kanë munguar.

Gjilani, që drejtohet nga Gentian Mezani, ka regjistruar një hap fals ndaj Arbërisë. Kuqezinjtë fituan me shifrat minimale 1-0 dhe morën tri pikë të rëndësishme ndaj një skuadre të fortë dhe pretendente, si ajo e Gjilanit. Goli i Bijlalit në minutën e 72-të vendosi fatin e ndeshjes dhe i dha triumfin kuqezinjve të Arbërisë.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli i Klodian Duros, pas fitores së një jave më parë, teksa ndali dhe i mori një barazim 1-1 kampionëve në fuqi, skuadrës së Dritës. Fillimisht Hoti kaloi në epërsi skuadrën nga Drenasi në minutën e 40-të, ndërsa Drita barazoi në të 75-tën minutë me Ajzeraj. Kampionët gjilanas e kërkuan fitoren, por nuk ia arritën edhe pse Feronikeli luajti nga minuta e 80-të me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Malaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nesër do të luhyen ndeshjet Trepça 89-Besa dhe Llapi-Prishtina, ndërkohë që të enjten do ta përmbylli javën ndeshja Drenica-Ballkani.

Pas javës së 14-të, renditjen e Ipko Superligës së Kosovës, e kryeson Ballkani me 29 pikë, dy më shumë se Drita. Më pas vjen Gjilani i treti me 13 pikë, ndërsa Arbëria dhe Feronikeli renditen respektivisht në vendet 6 dhe 7. Trepça me 14 pikë, Llapi me 8 dhe Besa me 6 pikë, mbyllin tabelën e renditjes.

B.T (Dosja.al) 

Shto Koment