KRYESORET
Art&Argëtim

Fero lë pas të bijën dhe Arbenitën, niset drejt Amerikës për një karrierë të re

17 Tetor 2021, 11:43 Nga DOSJA
Fero lë pas të bijën dhe Arbenitën, niset drejt

Reperi Fero ka braktisur gjithçka pas divorcit të përfolur me modelen Arbenita Ismajlaj dhe është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zbuluar se disa projekte në gjuhën angleze janë gati. Ai njoftoi se do të nisë karrierë të re në Amerikë, duke thënë se në fund të fundit kjo ishte ëndrra e tij.

Përmes videos së postuar në “Instagram”, reperi tha se është gati për të punuar shumë në këtë drejtim. Këtë vendim artisti e mori gati një muaj pas ndarjes nga partnerja, pak muaj pasi u bënë prindër.

Çifti shumë i dashur nga publiku, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë me datë 24 prill. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina. Që nga ajo ditë, çifti ka shijuar çdo moment me të bijën, duke e ndarë edhe në rrjetet sociale me fansat.

Mirëpo, së fundmi duket se diçka ka ndodhur mes tyre, pasi çifti nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe kjo ngjalli dyshimet se marrëdhënia e tyre ishte prishur. Më pas ata bënë deklarata të qarta, duke treguar se jo vetëm ishin ndarë, por ishin ndarë shumë keq.

Nuk dihet se si do e zgjidhin kujdestarinë e fëmijës, sidomos pasi ai vendos të shkojë të jetojë në SHBA. Gjithsesi, miq të tyrë të afërt e kanë konsideruar këtë një “divorc” të hidhur që ka lënë jo pak pasoja.

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli i dhanë fund beqarisë në muajin shkurt dhe këtë lajm e konfirmoi vetë modelja. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në atmosferën e Shën Valentinit.

“Të sapomartuar”, shkruante Arbenita krahas fotos së publikuar në “InstaStory”. Fill pas këtyre lajmeve, disa media rozë shkruanin se Arbenita ishte shtatzënë dhe ata ishin në pritje të fëmijës së parë.

Fero tregoi më herët se ishte njohur me Arbenitën në rrjete sociale, ai shkruante se më pas shin takuar në Shkup për herë të parë. Ndryshe nga femrat e tjera, reperi rrëfeu se Arbenita e kishte bërë menjëherë për vete.

“E kam pëlqyer Arbenitën. Unë nuk u kam shkruar kurrë femrave, sepse gjithmonë më kanë shkruar dhe më kanë zënë vetë. Por Arbenita është femra e parë që kam pëlqyer dhe e kam bërë për vete. Jemi takuar në Shkup për herë të parë”, ka treguar Fero.

Reperi 24-vjeçar Fero (Feron Shabani) i dha fund historisë problematike me modelen seksi, Arbenita Ismajli, pas disa ndarjes. Një ndarje e shumëpërfolur ishte ajo para dy vitesh, kur sapo kishin kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani. Ndarjen e tyre e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në “Instagram”, deklaratë që e shoqëronte me disa emoji duke qarë dhe më pas duke qeshur.

Ndërsa në një postim të dytë, reperi e pranonte se fajin për ndarjen e ka pasur vetë ai. Këto konfirmime vinin pak ditë pasi Fero publikoi një video, ku shfaqej së bashku me një vajzë tjetër misterioze, por pa i zbuluar fytyrën. Ai preferoi ta mbante të fshehtë portretin e saj, duke shtuar më tepër dyshimet se kjo ishte vajza, për të cilën ai la Arbenitën.

Në këtë situatë delikate, Arbenita nuk qëndroi duarkryq, pasi u fotografua e vetme në aeroport me valixhe duke u kthyer në Maqedoni dhe duke lënë bashkë me Feron edhe Berlinin, qytetin ku bashkëjetoi më këngëtarin. Burime pranë saj pohuan se jeta e saj do të vazhdonte në Londër, aty dhe ku jeton prej vitesh, dhe ku pritet të kthehet sërish.

Pas publikimit të atyre fotove të tradhtisë së Feros, Arbenita konfirmoi ndarjen në mënyrën e saj, por s’kaloi shumë kohë dhe ata u pajtuan sërish. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që çifti i njohur kanë probleme në lidhjen e tyre, pasi janë përfolur shpesh për ndarje, por ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Në të gjitha rastet, arsyeja e konflikteve ka qenë “tradhtia” e reperit me vajza të ndryshme, një prej të cilave u mediatizua, pasi bëhej fjalë për një Miss, njëkohësisht fanse e Feros. Duhet thënë se kjo ishte historia më e bukur që po komentohet këto kohë në shtypin rozë.

Lidhja e Feron Shabanit, i njohur si Fero, me modelen që jeton në Londër, Arbenita Ismajlin, u zbulua që në fund të vitit 2018, por postimet me fotot apo dedikimet e dashurisë nisën në fillim të vitit tjetër. I ftuar në një emision radiofonik “72 #sen”, reperi nuk mundi që t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me këtë pritje të ëmbël të mundshme.

Ndërkohë, kujtojmë se çifti prej kohësh e vazhdoi lidhjen në distancë mes Kosovës dhe Anglisë, ku Arbenita punon si modele për disa agjenci dhe marka veshjesh. Duke qenë se nuk e përballuan dot lidhjen në distancë, ata vendosën të bashkëjetonin, pas së cilës erdhi direkt ndarja edhe pse tashmë janë prindër.

Po kush është djaloshi Fero dhe pse jeta e tij intrigon kaq shumë? Një nga klipet e tij të fundit titullohet “Bona fam”, një këngë që ia dedikon famës së tij të mënjehershme në muzikë. Edhe pse vetëm 24 vjeç, Fero është kthyer tashmë në një nga reperët më të njohur dhe të suksesshëm e kjo shihet nga klikimet e shumta që marrin këngët e tij.

Fero është komentuar shumë rreth përplasjeve me reperët e të tjerë e kërcënimet me armë, që i ndodhën në fillim të këtij viti. Dhe pas famës së menjëhershme brenda një viti, shumë shpejt u zbulua se Fero është i dashuruar me modelen seksi me origjinë nga Maqedonia, Arbenitën.

Modelja dhe reperi kanë shkëmbyer herë pas here edhe komente publike me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar zemrat, ndërkohë që ka dalë dhe fotoja e parë ku ata pozonin të përqafuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nga ana e saj, Arbenita Ismajli, nuk është një vajzë e panjohur për publikun.

Pesë vite më parë, ajo u shfaq si figurante në klipin “S’jena mo” të Getoar Selimit dhe Majkut. Gjithsesi, të gjithë e njohin tashmë. I ri në moshë, por fama e tij po rritet ndjeshëm. Fero ka bërë “namin” në rrjetet sociale duke bërtitur “Gang Gang”, për të promovuar këngën me të njëjtin titull dhe me të vërtetë ka rezultuar mjaft e suksesshme, jo vetëm ajo, por edhe projektet e tjera tjera më pas.

Kujtojmë që ky fillim viti ishte i vështirë për reperin e njohur kosovar, pasi u sulmua nga katër persona, rrahje e dyshimtë, pas së cilës ai përfundoi në paraburgim. Sa i takon muzikës, në fillim të karrierës së tij nuk pati shpërthimin e duhur, kur publikonte këngë audio me emrin Profero.

Ai njihet edhe si tekstshkrues shumë i mirë, pasi ka bashkëpunuar me emra si: Adelina Berisha, Mergim Mjeku, Kida, Xhensila, Endri etj. Në vitin 2013 publikoi videoklipin “Real Hip Hop”.

Mund të themi se edhe pse doli me shumë krijime nga viti 2016, hovin e vërtetë e mori me “Gang Gang”, që është hiti i tij. Le të shohim se si do të vazhdojë kariera e tij e re në SHBA tashmë si beqar, një karrierë për të cilën ai ka thënë se e ka pasur ëndërr në sirtar.

Marrë nga Panorama

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?