LIVE UPDATES
Bota

Fermeri tregon si iu kërkua ryshfet nga zyrtarët e ministrisë për bonuset e fituar: Përdornin njerëz të tjerë

26 Shkurt 2021, 12:46 Nga DOSJA
Fermeri tregon si iu kërkua ryshfet nga zyrtarët e ministrisë

KOSOVË-Njëzet zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021″, të dyshuar për ndarjen e bonuseve për bujqësinë dhe për marrjen e ryshfetit.

Sipas Gazeta Express, pas operacionit të policisë ka pasur reagime të shumta nga fermerët dhe bujqit. Një prej fermerëve Bedri Duraku, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka rrëfyer për përvojën e tij me marrjen e bonueseve.  Në rrëfimin e tij ai ka treguar se vazhdimisht edhe atij i është kërkuar që të jap ryshfet për përfitimin e subvencionit.

“Unë si aplikues në vitin 2018 kam përfituar një grant në vlerë prej 95 mijë e 360 euro. Kam kontratë të nënshkruar. Në atë kohë e kam nënshkruar kontratë dhe kur nënshkruhet kontrata jepet drita jeshile  për me e finalizu projektin. Në kontratë i kemi pasur 120 ditë kohë për me e finalizu. Për shkak të kohës së keqe na kanë vazhdu edhe për 120 ditë të tjera pa na treguar në telefon. Edhe 15 ditë i kemi pasur për kompletimin e faturave. Unë i kam dorëzuar faturat e mbyllura kur e kam përfunduar projektin krejt me 25 maj 2019, që i bjen 253 ditë të plotë komplet. Lënda ime pas verifikimit që ka ardhur nga Komisioni për të bërë vlerësime, lënda ime ka shkuar tek pagesa me 10 qershor 2019. Kur ka shkuar tek financat, zyrtari i financave që ka qenë në ministri, thotë se je vonuar 34  ditë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka treguar dhe emra të personave të përfshirë e që kanë mbajtur detyra zyrtare në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB).

“Veton Çoçaj, zyrtar financiar. Unë kam insistuar që të takohem me kryeshefin sepse në kohën kur e kam nënshkruar kontratën ka qenë ushtrues detyre Ekrem Gjokaj. Drejtor i autorizimit të pagesave ka qenë Agim Nuha. Kam insistuar që të kem takim me ta”, ka thënë më tutje ai.

Po ashtu, sipas tij parat nuk janë marrë direkt prej zyrtarë, por nëpërmjet njerëzve të tjerë.

Para se me shku lëndë tek pagesat përmes njerëzve të tjerë, dhe jo direkt mu është e vërtetë që më kanë kërkuar ryshfet. Plani im ka qenë takimi me ta dhe me e shënu numrin serik të parave me i qitë në gracke ata njerëz dhe me i lajmëru tek Njësia për Krime Ekonomike në Policinë e Kosovës, se unë jam përfitues me 88.88 pikë. Unë nuk kam pranuar që të veprojë në atë formë. Paratë më janë kërkuar përmes njerëzve të tjerë”, ka thënë ai.

Në lidhje me mënyrën si funksionin, ai ka thënë se skema përfitimit të subvencioneve është shumë e fortë dhe do të duhet kohë që të përfundojë hetimet.

“Kjo skemë funksionon kështu. Nëse një person e ka  dhe është në funksion që shumë vite dhe i ndërrohen pozitat herë në këtë pozitë herë në atë pozitë dhe nëpunësit e tyre i kryejnë punët për këto sene. Këtu është zinxhir aq i fortë që nuk mundet njeri i gjallë me shku. Duhen vite e vite dhe duhet që krejt grantet me u hetu. Unë jam ka punojë dhe nuk e kam shu veprimtarinë. Jam ambicioz në punë dhe jam duke punuar. Por nuk dua që ata njerëz të na përfaqësojnë neve dhe përfaqëson AZHB. Në  komunën e Rahovecit komplet prej vitit 2019, kanë qenë 9 mijë krerë lopë dhe viqa, e sot nuk ekzistojnë as 3 mijë. Ata po thirren që e zhvillojnë bujqësinë por janë duke e rrënuar bujqësinë”, ka thënë ai.

Të mërkurën policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, lidhur me ryshfete në subvencionet. Gjatë operacionit u arrestuar 11 persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të arrestuarve.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë arrestimet kanë vijuar dhe ditën e djeshme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora operacioni i policise se kosoves operacioni i policise se kosoves

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni