Sport

“Fenomeni” tregon arsyen fisnike pse klubi i tij nuk bëri teste për koronavirusin

Lojtar i madh, president i madh, njeri i madh!
Featured image of article: “Fenomeni” tregon arsyen fisnike pse klubi i tij nuk bëri teste për koronavirusin Ronaldo

Presidenti i Valladolid, legjenda Ronaldo Luis Nazario da Lima, ose ndryshe “Fenomeni”, ka folur për adresën zyrtare të klubit, lidhur me emergjencën e koronavirusit.

“Eshtë një moment i vështirë, tepër i vështirë! Le të themi në ekstrem. Ndaj, duhen sakrifica”, ka thënë braziliani, i cili tashmë prezantohet tek admiruesit e tij me rol jashtë fushe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Zgjidhja më e mirë, ashtu si kanë thënë të gjithë, është të qëndrohet në shtëpi. Unë po e bëj si shumë të tjerë, me idenë që ta mposhtim sa më shpejt këtë armik. Ne refuzuam të bëjmë testet e tamponëve, pasi ka shumë persona që kanë nevojë t’i përdorin, më shumë se sa ne”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment