Sport

Fenomeni Haaland, për 20-vjeçarin po flet e gjithë Europa, ja rekordi i fundit në Champions League

Vetëm 20 vjeç, e gjithë Europa po flet për të, lojtari ka shënuar 15 gola në Champions dhe është lojtari që e arrin më shpejt se kushdo tjetër këtë shifër
Featured image of article: Fenomeni Haaland, për 20-vjeçarin po flet e gjithë Europa, ja rekordi i fundit në Champions League Erling Haaland

GJERMANI-Erling Haaland vazhdon të shkruajë emrin e tij me gërma të arta në librat e historisë. Ditën e djeshme Borussia Dortmund fitoi ndaj Clube Brugge me shifrat 3-0,ndërsa sulmuesi norvegjez realizoi dy golat e mbrëmjes. Vetëm 20 vjeç, e gjithë Europa po flet për të, lojtari ka shënuar 15 gola në Champions dhe është lojtari që e arrin më shpejt se kushdo tjetër këtë shifër.

Ruud Van Nistelrooy i kishte shënuar në 19 ndeshje. Haaland i ka realizuar këto gola në 12 ndeshje dhe kur është vetëm 20 vjeç numëron më shumë gola në Champions se fenomeni Ronaldo, çka tregon në njëfarë mënyre se ku mund të arrijë ky futbollist. Sulmuesi realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe numëron 16 gola.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Falë suksesit 3-0 ndaj Club Brugge, Dortmundi kryeson grupin F në Champions League me 9 pikë dhe mund t’i  mjaftojë një barazim në 2 ndeshjet e fundit për të avancuar më tej.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment