BotaKuriozitete

Fenomen i jashtëzakonshëm! Miliarda gjinkalla pritet të ‘pushtojnë’ lindjen e SHBA-së

Me një zhurmë të tmerrshme që i karakterizon, gjinkallat janë insekte me sy të kuq tëçuditshëm, trupa të zinj dhe krahë portokalli, të cilat qëndrojnë në tokë dhe thithin lëngje nga rrënjët e bimëve teksa rriten
Featured image of article: Fenomen i jashtëzakonshëm! Miliarda gjinkalla pritet të ‘pushtojnë’ lindjen e SHBA-së Gjinkalla

SHBA– Miliarda gjinkalla që kanë kaluar 17 vjet nën tokë,  pritet të shfaqen në zonat lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,.

Me një zhurmë të tmerrshme që i karakterizon, gjinkallat janë insekte me sy të kuq tëçuditshëm, trupa të zinj dhe krahë portokalli, të cilat qëndrojnë në tokë dhe thithin lëngje nga rrënjët e bimëve teksa rriten, shkruan The Guardian.

Ato janë disa qenie të çuditshme pa krahë, me këmbë që shërbejnë vetëm për zvarritje dhe asgjë tjetër, thonë ekspertët. Kur janë gati të dalin mbi tokë, në mesnatë ato krijojnë tunele duke lënë mbrapa vrima me diametër 1 centimetër.

Gjinkallat shfaqen në një cikël 17-vjeçar, që pritet të ndodhë këtë vit, pasi temperaturat do të jenë mjaft të ngrohta në mesin e majit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dalja e tyre është “një shfaqje e mrekullueshme për miliona njerëz për të parë e shijuar një fenomen të shquar biologjik në oborrin e shtëpisë së tyre që nuk ndodh askund tjetër në planet“, tha Michael Raupp, një entomolog në Universitetin e Maryland .

Ngjarja e fundit e tillë për 15 shtete përfshirë Neë York, Ohio, Illinois dhe Georgia ndodhi në 2004.

(kle.mu./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment