Aktualitet

“Fëmijët s’më ndihmojnë dot se s’i lë policia”, nëna që kërkoi bukë në televizion kërkon të ndihmohen dhe të tjerët: Mua më erdhën dy qese, s’kam ç’dua më

Në studio, nënë Muzejeja, u shpreh se kishte vite që jetonte e vetme, pasi djemtë dhe vajza, prej kohësh jetonin në Itali.
Featured image of article: “Fëmijët s’më ndihmojnë dot se s’i lë policia”, nëna që kërkoi bukë në televizion kërkon të ndihmohen dhe të tjerët: Mua më erdhën dy qese, s’kam ç’dua më Nënë Muzejeja

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” e moshuara 84-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë për ushqime, pasi kishte dy ditë që konsumonte vetëm ujë me sheqer.

Në studio, nënë Muzejeja, u shpreh se kishte vite që jetonte e vetme, pasi djemtë dhe vajza, prej kohësh jetonin në Itali. Pensionin nuk e kishte marrë, ndërsa fëmijët, në pamundësi për ta ndihmuar si pasojë e situatës kaotike të krijuar në Itali, nga Covid-19, nuk i kishin dërguar para. Krenare, nënë Muzejeja u shpreh se borxh nuk kërkonte. Por nëna e famshme tashmë, u ka kërkuar personave që e kanë ndihmuar, që ushqimet që i kanë dhënë t’i ndanin edhe me persona të tjerë, që ndoshta do të kenë më shumë nevojë se ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mirë jam dhe faleminderit kësaj vajzës që po ndante ushqime, makarona e gjëra dhe unë i thashë do të më japësh dhe mua? Po më tha prit në shtëpi se do të vijmë aty. Ajo erdhi dhe më solli dy qese me ushqime. Falenderoj dhe Dritan Lelin që po u jep të gjithëve të hanë sepse ka dhe të tjerë që janë më keq. Unë jetoj e vetme. Nuk kërkoj lekë gjëkundi, as borxh, prisja pesionin por pensioni s’më ka dalë ende. Unë pensionin 160 mijë lekë e kam, aty do të lahen dritat, uji, ushqimet. Kam 3 djem dhe 1 vajzë në Itali, por ata nuk më kanë ndihmuar pasi nuk i lë policia të dalin. Ata më ndihmojnë vazhdimisht me aq mundësi sa kanë. Unë një njeri jam dhe pak gjëra dua. Të tjerat i thashë kësaj vajzës që t’ia shpërndante edhe të tjerëve që kanë nevojë. Tashmë nuk do të dal më. Do të qëndroj brenda, për të ngrënë kam, televizorin e kam, nuk kam ç’të dua më”, u shpreh nënë Muzejeja.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment