Bota

Fëmijët nuk e transmetojnë COVID-19/ Gjyshërit mund t’i marrin nipërit dhe mbesat e tyre nga shkolla, t’i puthin e përqagojnë pa u frikësuar

Shumë qeveri në mbarë botën i këshilluan gjyshërit që të mos merrnin nipërit e mbesat e tyre nga shkolla, por një rekomandim i tillë duket se shpërfill të dhënat e marra nga shkenca. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit fëmijët nuk kanë aftësinë të infektojnë gjyshërit e tyre.
Featured image of article: Fëmijët nuk e transmetojnë COVID-19/ Gjyshërit mund t’i marrin nipërit dhe mbesat e tyre nga shkolla, t’i puthin e përqagojnë pa u frikësuar Foto ilustruese

FRANCË–  Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë të vështirë në mbarë botën, ndërkohë që duket se kjo situatë e vështirë do të zgjasë edhe për shumë kohë.

E në një kohë që shumë ekspertë të shëndetësisë dhe mjekë kanë bërë thirrje vazhdimisht për të qëndruar larg njerëzve të moshuar pasi janë më të rrezikuar nga Covid-19, mediat e huaja kanë shkruar se tashmë gjyshërit mund të marrin nipërit e mbesat e tyre nga shkolla dhe t’i puthin e t’i përqafojnë pa pasur frikë.

Shumë qeveri në mbarë botën i këshilluan gjyshërit që të mos merrnin nipërit e mbesat e tyre nga shkolla, por një rekomandim i tillë duket se shpërfill të dhënat e marra nga shkenca. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit fëmijët nuk kanë aftësinë të infektojnë gjyshërit e tyre.

Në më shumë se 25 milion raste të regjistruara nga OBSH më 30.08.2020 dhe në më shumë se 5,000 artikuj që studiojnë Covid-19 tek foshnjat, asnjë rast nuk ka rezultuar se fëmijët infektojnë të moshuarit.

Fëmijët nuk e transmetojnë virusin vdekjeprurës

Fëmijët nuk e përhapin koronavirusin, as te gjyshërit e tyre, as te të rriturit e tjerë, as tek moshatarët e tyre. Kërkimet shkencore që paralajmërojnë kundër transmetimit të mundshëm nga fëmijët nuk bazohen në gjetje të provuara klinike ose epidemiologjike, por spekulojnë në konsiderata thjesht biologjike dhe hedhin hipoteza me kusht që “kjo mund të nxisë përhapjen e virusit”.

Shumë studime kombëtare kanë gjurmuar posaçërisht fëmijët e infektuar për të parë nëse ata mund të infektojnë kontaktet e tyre. Askush nuk ka qenë në gjendje të identifikojë një rast të vetëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RASTET

Studimi Francez i Shëndetit Publik i rastit të një fëmije të infektuar me koronavirusin. Kur ishte i sëmurë, ky fëmijë ishte në kontakt me 172 persona, përfshirë 112 studentë dhe mësues (në tre shkolla dhe një klub skish). Ai nuk infektoi askënd, madje as vëllezërit dhe motrat  e tij.

Në Hollandë dhjetë pacientë me COVID-19 nën moshën 18 vjeç kishin 43 kontakte të ngushta me fëmijë dhe të rritur të tjerë dhe askush prej tyre nuk u infektua.

Një studim Australian analizoi rastet e konfirmuara të COVID-19 në 9 fëmijë dhe 9 punëtorë të shkollës të cilët kanë qenë në kontakt të ngushtë me 735 fëmijë. Dy fëmijë mund të ishin infektuar nga njëri prej këtyre 18 pacientëve. Gjithashtu asnjë mësues ose anëtar tjetër i stafit nuk është prekur nga COVID-19.

Një studim irlandez me 3 fëmijë të infektuar dhe 3 të rritur të testuar në shkolla tregoi se nuk kishte transmetim të infeksionit nga fëmijët në shkollë. Studimi ndoqi 1,155 kontakte dhe gjeti dy të infektuar, të dy të rritur të infektuar jashtë shkollës. Nga 924 fëmijë dhe 101 të rritur që kishin kontakte të ngushta me një nga pacientët në shkollë, asnjë nuk kishte COVID-19.

Burimi: francesoir

A.C/Dosja.al

Shto Koment