Aktualitet

“Fëmijët e mi i shkollon Allahu”, 40 minutat e tmerrit në Kamëz, kërcënimi i babait besimtar për policinë dhe vajzat: Do t’ju vras (DINAMIKA)

Përgjatë 40 minutave ku RENEA ka kërkuar që Ronald Kryemadhi të dorëzohej, ky i fundit, ka kërcënuar se do të vriste vajzat dhe policinë
Featured image of article: “Fëmijët e mi i shkollon Allahu”, 40 minutat e tmerrit në Kamëz, kërcënimi i babait besimtar për policinë dhe vajzat: Do t’ju vras (DINAMIKA) Rebani Jaupi, drejtor i policise se Tiranës gjatë deklaratës sot në Kamëz

TIRANE- Kanë qenë minuta tmerri ato të paradites së kësaj të mërkure në Kamëz, ku në banesën e Ronald Kryemadhit është luajtur një skenë e padëgjuar. Babai i dy vajzave ngriti në këmbë policinë e Shtetit, pasi një patrullë e komisariatit nr.5 shkoi për t’a shoqëruar për në gjykatë, pasi ai nuk kishte pranuar të paraqitej vullnetarisht.

Sapo efektivët kanë hyrë në oborrin e banesës së tij, Kryemadhi, ka nxjerrë armën e tij tip pistoletë, dhe i ka kërcënuar efektivët. “Do t’ju vras po erdhët më këtu”, mësohet të ketë thënë Ronald Kryemadhi, i tha Dosja.al, një burim tejet i afërt me ngjarjen.

Në këtë moment, ai ka hedhur armën jashtë dhe ka hyrë brenda. Policët e Patrullës të alarmuar, kanë raportuar në radio për përforcime. RENEA, efektivë të FNSH-së por edhe vetë drejtori i Policisë së Tiranës, shkuan jashtë banesës së Kryemadhit. Aty është bërë rrethimi i banesës së tij, dhe negociimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përgjatë 40 minutave ku RENEA ka kërkuar që Ronald Kryemadhi të dorëzohej, ky i fundit, ka kërcënuar se do të vriste vajzat dhe policinë. Shkaku i konfliktit ka nisur në muajin qershor 2019, kohë kur, familja e tij e ka akuzuar Kryemadhin për dhunë në familje. Kryemadhi njihet si një besimtar radikal i fesë islame. Burime i thanë Dosja.al se ai i pengonte vajzat të shkonin në shkollë pasi sipas tij, “i shkollon Allahu”. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment