Aktualitet

“Fëmijë, është rrezik të luash jashtë”, sensibilizim në Gjirokastër, parullat e vendosura në rrugë ju kërkojnë që qëndroni brenda

Me parulla të ndryshme janë stampuar shprehje dhe javë vendosur nëpër rrugë, teksa kërkojnë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. "Fëmijë, të luani jashtë rrezikon", "Jo panik, kujdes po", "Respekto orarin e lëvizjes", janë disa nga shprehjet që shihen.
Featured image of article: “Fëmijë, është rrezik të luash jashtë”, sensibilizim në Gjirokastër, parullat e vendosura në rrugë ju kërkojnë që qëndroni brenda Parulla në Gjirokastër

GJIROKASTËR– Shoqata Multifunksionale per Kulture,Edukim dhe Zhvillim (MKEZH) me kryetare Loreta Mamanin, ka vendosur të sensibilizojë qytetarët në lidhje me zbatimin e masave. Me parulla të ndryshme janë stampuar shprehje dhe javë vendosur nëpër rrugë, teksa kërkojnë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. “Fëmijë, të luani jashtë rrezikon”, “Jo panik, kujdes po”, “Respekto orarin e lëvizjes”, janë disa nga shprehjet që shihen.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment