AktualitetSociale

“Fëmija s’bën familjen”/ Moderatorja e Top Channel për heqjen e fjalës ‘nënë’: Uroj që çdo vajzë e djalë LGBTQ t’i fusë një të qeshur…(KOMENTI)

Mema thotë se fëmija nuk plotëson familjen. 
Featured image of article: “Fëmija s’bën familjen”/ Moderatorja e Top Channel për heqjen e fjalës ‘nënë’: Uroj që çdo vajzë e djalë LGBTQ t’i fusë një të qeshur…(KOMENTI) Dojna Mema

TIRANË- Moderatorja e Top Channel, Dojna Mema është përfshirë në debatin e fortë që ka marrë dhenë në rrjetet sociale, për zëvendësimin e fjalës “nënë” me “prind”. Teksa ka komentuar debatin mes Xheni Karajt me spikeren e lajmeve, Blerta Tafani, Mema thotë se fëmija nuk plotëson familjen.

POSTIMI I PLOTË: 

Nuk mund ta besoj që kjo bisedë bëhet në televizion në vitin 2021. Së pari, fëmija nuk bën familjen. Pra, familja nuk quhet e tillë vetëm se ka fëmijë në mes. Së dyti, po gratë që nuk riprodhohen dot  ose nuk duan, janë gjithashtu shkatërrim i kësaj shoqërie se nuk shtojnë numrin e humanëve në rang botëror?! Zonjë, degjenerimi i shoqërisë nuk vjen kurrë nga dashuria, por nga ndjenja e kundërt me të. Uroj vërtetë që çdo djalë apo vajzë që i përket komunitetit LGBTQ+ ‘t’i fusë një të qeshur’ kur sheh këtë video e ta marrë si satirë, se ndryshe do ishte tragjedi e madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një debat ka nisur në rrjetet sociale pas kërkesës që organizatat LGBTQI kanë bërë në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1”. Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment