LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fëmija i vogël më ka lindur në çadër”/ Denoncimi i Eduart Hysës nga Kurbini: Shtëpia rrezikon të shembet, të vijn

6 Shtator 2020, 08:25 Nga DOSJA
“Fëmija i vogël më ka lindur në

KURBIN- Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij.  Deri para një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërisht aty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit. Duke qenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.

Gjatë bisedës me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur. Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet. Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë.

Biseda:

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.
Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?
Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.
Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?
Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.
Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?
Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.
Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?
Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.
Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?
Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.
Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?
Qytetari: Asnjë lloj gjëje!
Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?
Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!
Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?
Qytetari: Asnjë gjë!
Belindi: Sa fëmijë ke?
Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.
Këlliçi: 6 muajsh?!
Qytetari: 6 muajsh!
Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?
Qytetari: Në çadër, ne çadër!
Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?
Qytetari: Po!
Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?
Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).
Belindi: Vetë i gjashtë?
Qytetari; Vetë i gjashtë!
Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?
Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e kurbinit eduart hysa banorët e kurbinit eduart hysa

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën