Politike

Vettingu në Policinë e Shtetit, Felaj: Puna rinis të martën, u pezullua pas problemeve me sallat

Nga ana tjetër, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, në një prononcim për mediat, ka bërë me dije se puna për vettingun për punonjësit e policisë do të rinisë të martën. Në një prononcim për mediat, Felaj tha se procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke shtuar se efektivët duhet të rrinë të qetë.
Featured image of article: Vettingu në Policinë e Shtetit, Felaj: Puna rinis të martën, u pezullua pas problemeve me sallat Ermonela Felaj
Përditësuar:

TIRANË– Vettingu për punonjësit e Policisë së Shtetit janë pezulluar. Dosja.al mëson se pezullimi është bërë për shkak të problemeve që ka pasur në godinën e Pallatit të Kongreseve. Nga ana tjetër, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, në një prononcim për mediat, ka bërë me dije se puna për vettingun për punonjësit e policisë do të rinisë të martën. Në një prononcim për mediat, Felaj tha se procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke shtuar se efektivët duhet të rrinë të qetë.

Pezullimi ka ardhur pas problemeve me sallat në Pallatin e Kongreseve. Efektivët të mos frikësohen, sepse Komisioni  e ka shtruar punën e tij. Procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm. Efektivët të mos e ndalojnë luftën kundër krimit. Gjithçka rinis javën që vjen, të martën. 92 subjekte nga gradat e larta janë shortuar,”- tha Felaj ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHÇBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Adriatik Ago, zv.drejtor i SHCBA dhe Tonin Vocaj u konfirmuan në detyrë, ndërsa Ernest Dimashi, drejtor i Teknologjisë së Informacionit dha dorëheqjen para nisjes së procesit. Lista që do të kalojë në ‘lupë’ përbëhet nga 43 emra, mes tyre edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Gjithashtu, drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj është rikonfirmuar në detyrë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment