Politike

Deputetja e PS flet për anti-KÇK-në: Policia kontrollon ‘kokat’ e bandave pa urdhër të prokurorit

Deputetja u shpreh më tej tha se akti normativ nuk shkel Kushtetutën, duke thënë se të gjitha dispozitat janë dhe sqaroi se çdo veprim i policisë, në goditjen e kokave të krimit dhe pasurive të tyre të paligjshme, do të pasohet nga kërkesa te prokurori e gjyqtari.
Featured image of article: Deputetja e PS flet për anti-KÇK-në: Policia kontrollon ‘kokat’ e bandave pa urdhër të prokurorit Ermonela Felaj, deputete e PS

TIRANË– Depuetja e Partisë Socialiste që është njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, ka folur sot për paketën anti-KÇK që është miratuar me akt normativ nga qeveria. E ftuar sot në emisionin, “Real Story”, Felaj ka thënë se ky ligj do të godasë krimin e organizuar nëpërmjet OFL-së.

Deputetja u shpreh më tej tha se akti normativ nuk shkel Kushtetutën, duke thënë se të gjitha dispozitat janë dhe sqaroi se çdo veprim i policisë, në goditjen e kokave të krimit dhe pasurive të tyre të paligjshme, do të pasohet nga kërkesa te prokurori e gjyqtari.

Gjithçka në thelbin e këtij akti normativ nuk është e panjohur, përkundrazi çdo gjë që shkruhet aty merr shkas nga parime. Po ta shihni Aktin Normativ, çdo veprim i policisë është i pasuar nga kërkesa te prokurori dhe më andej te gjykatësi. Edhe kur policia gjyqësore vepron me iniciativë, nuk është e panjohur. Policia gjyqësore ndalon pa pritur urdhrin e prokurorit, sekuestron, kontrollon banesën e personin, të gjitha pa urdhër prokurori, kur situata paraqitet e ngutshme. Por, të gjitha këto veprime më andej kontrollohen nga prokurori dhe gjykatësi. Policia Gjyqësore vepron me iniciativë. Këtë e përcakton edhe ligji i vjetër. Hipoteza që dikush, që do vihet nën efektin e zbatimit të masave parandaluese, qofshin me karakter personal apo pasuror, dikush do ketë të drejtën të dëgjohet nga një gjykatës. Në rastin kur merren masa me karakter pasuror, është një lloj procedure tjetër, që është e ngjashme me atë të Anti-Mafias dhe që barra i takon personit, për të justifikuar pasurinë e tij. Akti Normativ riafirmon veprime të policisë, atribute të policisë, prokurorisë e gjykatës por në rastin konkret vendoset fokus në kryerjen e atyre veprimeve që bëjnë të mundur luftën kundër krimeve, grupeve kriminale.”, tha Felaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë, brenda muajit do t’iu sekuestrohet gjithçka. Ai shtoi se që nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment