
TIRANË- Depuetja e PS, Ermonela Felaj, ka folur sot për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe të vrasjes së Jan Prengës, që të akzuaur si autorë janë vëllezërit Hajrit. E ftuar sot në emisionin “Real Story”, Felaj është shprehur se hetimi për këtë ngjarje nuk duhe të të paragjykohet, por duhet pritur deri në fund hetimi.
“Ju lutem mos e paragjykoni sepse ky hetim nuk është mbyllur. Ne nuk kemi si të dimë çdo detaj të hetimit. Natyrisht ka dhe gjërat që nuk ndahen. Jam duke folur për reagimin. Reagimi i Policisë nuk ka ardhur duke u rritur vetvetiu, apo rastësishit. Janë marrë masa ligjore për ta forcuar Policinë. Ku kemi më shumë nevojë?”, tha Felaj.
Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit disa ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion…
Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur. Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.
(A.B. Dosja.al)