Sport

Federata i dërgon protokollin qeverisë italiane, të gjithë kryqëzojnë gishtat për Serie A

Tani qeveria ka për detyrë të ekzaminojë dokumentacionin imtësisht përpara datës 28 maj
Featured image of article: Federata i dërgon protokollin qeverisë italiane, të gjithë kryqëzojnë gishtat për Serie A Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina

Futbolldashësit shqiptarë janë me sy nga Italia. Serie A është kampionati më i dashur për ne. Deri tani dihet se futbolli italian ka mbërritur në fazën e fundit të parapërgatitjes për të rinisur pas karantinës.

Federata Italiane e Futbollit i ka dorëzuar protokollin për ndeshjet e kampionatit ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora. Kjo është një dosje me të gjitha linjat udhëzuese të posaçme për të përcaktuar rinisjen e Serie A, B dhe C.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani qeveria ka për detyrë të ekzaminojë dokumentacionin imtësisht përpara datës 28 maj, kur parashikohet edhe takimi mes krerëve të politikës dhe futbollit.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment