Bota

‘Janë dhuratë nga Zoti’/ Ilaçi kundër malaries i bën kërdinë koronavirusit, FDA lëshon autorizimin urgjent për t’u përdorur, mbeten problem efektet anësore

Ky vendim është marrë pasi një javë më parë presidenti Trump e rekomandoi këtë medikament duke thënë se ishte shpresëplotë se do të shëronte pacientët duke e cilësuar gjithashtu edhe si “dhuratë prej Zotit”.
Featured image of article: ‘Janë dhuratë nga Zoti’/ Ilaçi kundër malaries i bën kërdinë koronavirusit, FDA lëshon autorizimin urgjent për t’u përdorur, mbeten problem efektet anësore Donald Trump

SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) ka aprovuar medikamentin anti-malarie për t’u përdorur tek pacientët që janë të infektuar me koronavirus.

Ky vendim është marrë pasi një javë më parë presidenti Trump e rekomandoi këtë medikament duke thënë se ishte shpresëplotë se do të shëronte pacientët duke e cilësuar gjithashtu edhe si “dhuratë prej Zotit”.

Ndërsa ditën e djeshme, FDA ka autorizuar shpërndarjen dhe dhënien me recetë të “chloroquine” dhe “hydroxychloroquine” për të kuruar pacientët e rritur apo adoleshentë të infektuar me koronavirus.

Më tej në raport, thuhet se FDA ka autorizuar shpërndarjen dhe dhënien me recetë të këtyre medikamenteve edhe pse këto barna mund të shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme. (Lexo këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë deri tani shifrat zyrtare në SHBA flasin për 2.490 persona që kanë humbur jetën për shkak të covid-19. Javën e kaluar, SHBA-të u bënë vendi me rastet më të raportuara të infektimit në botë. Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19.

Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: Politiko

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment