Bota

FDA autorizon marketingun e sistemit të ri të duhanit ‘IQOS’: Ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme në trupin e njeriut

Agjencia federale e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA do të monitorojë nga afër në kohë reale të dhënat në mbarë botën për të vlerësuar nëse Marketingu do të rezultojë i përshtatshëm apo jo. 
Featured image of article: FDA autorizon marketingun e sistemit të ri të duhanit ‘IQOS’: Ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme në trupin e njeriut Foto ilustruese, IQOS.

SHBA– Sot, Agjencia federale e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA autorizoi tregtimin e sistemit të ri të duhanit, me pajisjet e cigareve elektronike, të “Philip Morris Products S.A”.

Kjo shënon grupin e dytë të produkteve që është autorizuar ndonjëherë si ‘MRTP’ që lejon tregtimin e një produkti që përmban një nivel më të ulët të rrezikshmërisë ose paraqet një ekspozim relativisht të zbehtë ndaj një substance, urdhër ky që pritet të jetë sa më efektiv për shëndetin e popullatës.

Më e rëndësishmja është autorizimi për këto produkte që kompania kërkon të kryejë studime për të përcaktuar nëse urdhërat e MRTP vazhdojnë të jenë të përshtatshme, përfshirë edhe përdorimin nga personat e rritur.

“Përmes procesit të pajisjeve me cigaret elektronike për aplikimin e duhanit,  FDA synon të sigurojë që informacioni i drejtuar konsumatorëve në lidhje me rrezikun e zvogëluar ose ekspozimin e zvogëluar nga përdorimi i një produkti të duhanit mbështetet nga prova shkencore dhe është i besueshëm.”- tha Mitch Zeller, JD, drejtor i FDA-së.

Të dhënat e paraqitura nga ndërmarrja tregojnë se tregtimi i këtyre produkteve të veçanta me informacionin e autorizuar mund të ndihmojë personat e rritur që janë të varur nga duhani që të lënë pas cigaret e zakonshme, për të zvogëluar ekspozimin e tyre ndaj kimikateve të dëmshme.

FDA do të monitorojë nga afër mënyrën sesi do të përdoren “IQOS” nga konsumatorët për të përcaktuar nëse këto produkte e përmbushin këtë potencial dhe nuk shkaktojnë dëme tek përdoruesit. Është e rëndësishme të theksohet se këto produkte nuk janë të sigurta për personat që nuk kanë konsmuar kurrë duhan,  kështu që njerëzit, veçanërisht të rinjtë, të cilët aktualisht nuk përdorin produkte të duhanit nuk duhet t’i përdorin IQOS,  ose produktet e tjera të tij.

Sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS përfshin pajisjen elektronike IQOS që gjeneron një solucion që përmban nikotinë duke ngrohur cigaret e mbushura me duhan të mbështjella në letër, konkretisht Marlboro Heatsticks, Marlboro Smooth Menthol Heatsticks dhe Marlboro Fresh Menthol Heatsticks. FDA më herët ka autorizuar tregtimin e këtyre produkteve pa informacion të modifikuar gjatë prillit të 2019 përmes aplikimit të duhanit PMTA.

Aksioni i sotëm ka të bëjë me MRTP autorizon më tej prodhuesin që të tregtojë këto produkte specifike me informacionin e mëposhtëm.

Provat e gjetura deri më tani:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.Sistemi IQOS nuk e djeg duhanin.

2.Kjo ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme.

3.Studimet shkencore kanë treguar që kalimi i plotë nga cigaret e zakonshme në  sistemin IQOS, zvogëlon ndjeshëm ekspozimin e trupit tuaj ndaj kimikateve të dëmshme.

Në veçanti, agjensia përcaktoi se kompania tregoi se për shkak të sistemit të duhanit IQOS ngroh duhanin dhe nuk e djeg atë, ai ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshëm në krahasim me tymin e cigares. Për më tepër, studimet treguan kalimin plotësisht nga cigaret e djegura në sistemin e ri të duhanit, IQOS në mënyrë të konsiderueshme ul ekspozimin e trupit në 15 kimikate specifike të dëmshme.

Vlerësuar nga ekspertët, tymi i cigares krahasuar me IQOS përmbajnë nivele të konsiderueshme më të ulëta të kancerogjenëve të mundshëm dhe kimikateve toksike që mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes ose sistemin riprodhues.

Autorizimi i sotëm kërkon që “Philip Morris Products S.A.” të kryejë studime për të përcaktuar ndikimin e këtyre urdhrave në perceptimin, sjelljen dhe shëndetin e konsumatorit.

Burimi: Fda.gov

A.C/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment