Bota

FDA aprovon me urgjencë kurën që shëroi Trump nga COVID19, doza e antitrupave të Regeneron mban nën kontroll infeksionin

Një trajtim i ngjashëm, i bërë nga Eli Lilly, iu dha miratimi emergjent në fillim të këtij muaji. Autorizimi me urgjencë për ilaçin Regeneron është i kufizuar në fushëveprim: ai do të përdoret për njerëzit që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe janë në rrezik të lartë për zhvillimin e rëndë të Covid-19.
Featured image of article: FDA aprovon me urgjencë kurën që shëroi Trump nga COVID19, doza e antitrupave të Regeneron mban nën kontroll infeksionin Foto ilustruese

SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin urgjent për trajtimin eksperimental të antitrupave që ia dha nga mjekët Presidentit Donald Trump menjëherë pasi mësoi se kishte koronavirus. Kjo është një mundësi tjetër që iu jepet mjekëve për të trajtuar pacientët teksa shifrat në SHBA vazhdojnë të rriten.

Trajtimi, i krijuar nga kompania bioteknike Regeneron, është një koktej me dy antitrupa të fuqishëm që kanë treguar premtime në studimet e hershme për mbajtjen nën kontroll të infeksionit, duke ulur shanset e rëndimit për pacientët që marrin ilaçin që në nisje të simptomave të tyre. 

Një trajtim i ngjashëm, i bërë nga Eli Lilly, iu dha miratimi emergjent në fillim të këtij muaji. Autorizimi me urgjencë për ilaçin Regeneron është i kufizuar në fushëveprim: ai do të përdoret për njerëzit që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe janë në rrezik të lartë për zhvillimin e rëndë të Covid-19.

Dhe provat e deritanishme sugjerojnë që trajtimi me antitrupa të Regeneron, funksionojnë më mirë në fillim të sëmundjes, para se virusi të ketë fituar një këmbë në trup.

Ashtu si trajtimi i Eli Lilly, Regeneron nuk është i autorizuar për përdorim në njerëzit që janë të shtruar në spital ose që kanë nevojë për oksigjen. Autorizimi ngre pyetje të menjëhershme se kush do të ketë qasje në trajtime pasi mesatarisht më shumë se 168,000 raste me koronavirus raportohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara dhe spitalet po mbarojnë nga shtretërit në disa rajone të vendit.

Regeneron ka thënë se do të ketë mjaftueshëm ilaç për vetëm rreth 80,000 njerëz deri në fund të Nëntorit dhe mjaftueshëm për 200,000 pacientë deri në javën e parë të Janarit dhe 300,000 deri në fund të Janarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas kësaj, kompania tha se do të jetë në gjendje të rritë prodhimin falë një partneriteti me prodhuesin zviceran Roche. Regeneron ka marrë më shumë se 500 milion dollarë nga qeveria federale për të zhvilluar dhe prodhuar trajtimet.

Për disa përfitues të Medicare, kjo kosto ka shumë të ngjarë të jetë 60 dollarë, në varësi të planit të mbulimit të pacientit. Trajtimet e antitrupave kanë marrë më pak vëmendje sesa vaksinat, por zyrtarët shëndetësorë kanë shpresuar prej kohësh se ato mund të shërbejnë si një urë e mundshme derisa një vaksinë e koronavirusit të jetë në treg. Dy vaksina, njëra e bërë nga Pfizer dhe një tjetër nga Moderna, kohët e fundit u treguan të efektshme në më shumë se 90 për qind në analizat e hershme.

Pfizer, i cili ka përfunduar provën e tij, paraqiti një kërkesë të Premten për autorizimin urgjent të vaksinës dhe Moderna tha se planifikonte të aplikonte së shpejti. Ama, do të kalojnë javë para se të vihet në dispozicion një vaksinë, tha Dr. George D. Yancopoulos, presidenti i Regeneron dhe zyrtari kryesor shkencor, në një deklaratë për mediat ku shtoi se ai ishte i inkurajuar nga rezultatet e fundit të vaksinës.

Regeneron gëzoi një shpërthim publiciteti në tetor, kur z. Trump mori një infuzion të koktejit të tij dhe më pas me entuziazëm promovoi ilaçin si diçka që i kishte dhënë atij një ndjenjë të ngjashme me superfuqinë. Në një video të lëshuar në tetor, presidenti pretendoi pa prova se Regeneron e kishte shëruar atë. 

(f.g/dosja.al)

Shto Koment