LIVE UPDATES
Ekonomi

Faza e dytë e fiskalizimit, vetëm 60% e bizneseve janë gati, ekspertët parashikojnë amulli me faturat

1 Korrik 2021, 05:07 Nga DOSJA
Faza e dytë e fiskalizimit, vetëm 60% e bizneseve janë gati,

Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të përfshihen 34 mijë subjekte, sipas burimeve zyrtare nga tatimet (më herët tatimet kishin dhënë një shifër prej 51 mijë subjektesh që duhet të përfshiheshin në fazën e dytë).

Por, shumë biznese nuk janë ende gati për të zbatuar sistemin e ri të faturimit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon aplikimin për certifikatë përmes platformës e-Albania, bëri të ditur për Monitor se deri në datën 30 qershor, janë pajisur me certifikatë elektronike për sistemin e fiskalizimit 20,525 biznese, ose 60% e totalit të subjekteve që pritet të përfshihen në fiskalizim nga 1 korriku. Certifikata elektronike është hapi i parë për zbatimin e fiskalizimit, pasi mundëson nënshkrimin elektronik në sistemin e ri të faturimit.

Pavarësisht kërkesave të bizneseve dhe shoqatave të sipërmarrjeve, të cilat pohojnë se subjektet nuk janë ende gati, Ministria e Financave vendosi që të mos e shtyjë procesin.

Qeveria ndërkohë ka hartuar një akt normativ në ligjin për procedurat tatimore për mos aplikimin e dënimeve administrative deri në 31 dhjetor 2021. Akti nuk ka marrë ende miratimin zyrtar dhe praktikisht pezullini i gjobave nuk ka hyrë në fuqi akoma.

Procesi i fiskalizimit synon vërtetimin e transaksioneve nëpërmjet lëshimit të faturave elektronike sipas një sistemi të ri. Për të lëshuar fatura elektronike, biznesi duhet të blejë një kasë të re të teknologjisë moderne, të përshtatë atë ekzistuesen ose të përdorë zgjidhjet software, duke investuar edhe në blerjen e një kompjuteri, instalimin e linjës së internetit dhe printerit, krahas marrjes së certifikatës elektronike nga AKSHI.

Disa të fiskalizuar, disa jo, ekspertët parashikojnë amulli me faturat

Teksa disa biznese do të zbatojnë sistemin e ri të faturimit nga 1 korriku, një pjesë nuk janë ende gati dhe nga ana tjetër nuk ka gjoba për subjektet, konsulentët fiskalë ngrenë si shqetësim vështirësitë e shumta që do të hasen deri te pazbatueshmëria në tërësi e procesit.

Praktikisht, sistemi është jo funksional, sipas tyre. Teorikisht, vetëm 60% e subjekteve mund të lëshojnë faturë, ndërsa 40% nuk mund të shesin. Nga ana tjetër, nëse blerësit e pjesës prej 60%, që po e zbatojnë fiskalizimin, nuk kanë certifikatë elektronike, atëherë as këta 60% nuk mund të shesin.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo tha për Monitor se procesi është i pazbatueshëm, pasi pjesa më e madhe e bizneseve nuk janë të pajisur me certifikatë elektronike. Z. Dhamo nënvizon se kjo situatë do të krijojë probleme, si për njohjen e shpenzimeve ashtu edhe për kreditimin e TVSH-së. “Sipas ligjit të fiskalizimit bizneset e parashikuara për t’u fiskalizuar nga 1 korriku duhet të lëshojnë faturë elektronike. Mbetet një mbetet një numër i konsiderueshëm, 40% e bizneseve që duhet të fiskalizohen që nuk dinë se si të veprojnë. Nëse këto biznese do të vazhdojnë të lëshojnë fatura nga blloku, blerësit kur janë shoqëri nuk kanë të drejtë ta pranojnë faturën e lëshuar drejt tyre me numrin serial aktual, pasi nuk do t’u njihet as TVSH-ja e kreditueshme dhe asnjë veprim tjetër. Si do të veprohet në këtë situatë?”.

Në këtë situatë kontabilisti Sotiraq Dhamo rekomandon dy zgjidhje. “Është e domosdoshme që administrata të përcaktojë nëse që për subjektet që nuk kanë marrë ende certifikatën elektronike nga AKSHI a do t’u njihen këto fatura ose duhet të shtyjë afatin e zbatimit. Gjykoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që të përzgjidhet një grup biznesesh, si: të sektorit të ndërtimit, tregtisë, shërbimit, bujqësisë, prodhimit etj., për zbatimin e fazës 3 mujore pilot, me qëllim që të konstatohen problematikat dhe më pas t’u jepet zgjidhje. Pas përfundimit të fazës pilot nga 1 shtatori 2021 të nisë fiskalizimi për të dyja fazat, duke qenë se qeveria kërkon t’u qëndrojë strikt afateve të miratuara. Për mendimin tim faza e tretë mes biznesit të vogël dhe konsumatorit mund të shtyhej deri në dhjetor të këtij viti, duke qenë se kjo kategori është prekur edhe nga pandemia”.

Për aktin normativ të propozuar nga qeveria për shtyrjen e gjobave deri në 31 dhjetor të 2021, kontabilisti Dhamo thotë se çorienton bizneset. “Janë dy anë të kësaj nisme ligjore. Në radhë të parë u jep frymëmarrje bizneseve, por në kahun tjetër i çorienton, është sikur le pilot të gjithë bizneset. Mund të ketë edhe efekt negativ për mungesën e besueshmërisë së sistemit tatimor”.

Procesi po has dhe vështirësi praktike në zbatim. “Fiskalizimi të bëhet me faza, pasi shumë zhvillues janë jashtë loje në praktikën se si do përdoret programi i tyre”, thotë Atos Pesha, kontabilist. “Për shkak të profesionit tim, kam parë gabime të pafalshme në konceptim, ndërtim të këtyre softuereve, pa lidhje me praktikën financiare. Programet të testohen nga një grup ekspertësh financiarë dhe më pas të zbatohen në biznes, duke mos i vënë lakun në grykë subjekteve. Italia ka vite qe ka nisur këtë proces, dhe janë ende në implementim”, rekomandon ai.

Të gjithë me fiskalizim nga 1 shtatori

Nga 1 shtatori, procesi përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, përveç ambulantëve.

Ndërsa faza e parë, për transaksionet me organet publike, që ka nisur nga 1 janari 2021, ishte më e kufizuar, faza e dytë që nisi në korrik dhe e treta në shtator do të përfshijnë të gjitha subjekteve në vend, me përjashtim të ambulantëve dhe fermerëve. Drejtoria e Tatimeve nuk ka dhënë ende një shifër të saktë, por vlerësohet paraprakisht se janë rreth 80 mijë subjekte në total, të cilët nga shtatori duhet të zbatojnë sistemin e ri të faturimit.

Marre nga MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi fiskalizimi

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Qershor 2021, 07:37

Ekspozita “Të jesh transgjinor në Shqipëri”

Ambasada Pink në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Këshillit të Europës solli për herë të parë, në muajin Maj 2021, në Shqipëri. Ekspozitën me Fotog...

Ekonomi 29 Qershor 2021, 05:30

Shqipëria përmendet si shteti kryesore i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019, sipas raportit të fundit global të drog...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën