Bota

Fauçi: Rezultatet e vaksinës anti-Covid janë të jashtëzakonshme  

Më tej, ai vuri në dukje edhe shpejtësinë e vaksinës duke thënë se brenda pak muajash është bërë e mundur, një studim që zgjat për disa vite, dhe kjo është e mahnitshme.       
Featured image of article: Fauçi: Rezultatet e vaksinës anti-Covid janë të jashtëzakonshme   Anthony Fauci

SHBA-Epidemiologu amerikan, Anthony Fauçi ka folur në lidhje me rezultatet e vaksinës anti-Covid të prodhuar nga Kompanitë e ilaçeve Pfizer, BioNTech dhe Moderna. Ai është shprehur se të dhënat tregojnë rezultate të jashtëzakonshme dhe shumë të mira. Më tej, ai vuri në dukje edhe shpejtësinë e vaksinës duke thënë se brenda pak muajash është bërë e mundur, një studim që zgjat për disa vite, dhe kjo është e mahnitshme.

“Rezultatet e marra janë pasojë e progresit të jashtëzakonshëm shkencor të bërë në këtë lloj vaksine, që na lejoi brenda pak muajsh të bënim gjëra që zgjasnin me vite deri më tani”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vaksinat anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, pasi nuk Kompanitë nuk kanë doza të mjaftueshme për të gjithë vendet.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment